Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës/ Meta: Akte cubash për të frikësuar opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë reagoi pas sulmit me tritol në makinë ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës.

Ilir Meta thekson se asgjë nuk e ndal fitoren e Zef Hilës dhe të opozitës më 14 Maj.

Benard Ndreca, që po drejton fushatën e kandidatit të opozitës në Vaun e Dejës, u sulmua me tritol sot në një ngjarje të paprecedent dhe të rrezikshme.

POSTIMI I METES

Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.

Një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.

Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj!

Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës!

Të fundit

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi! Ja arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë...

Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Sula u shpreh...

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të...

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Google padyshim mbledh shumë të dhëna përdoruesish nga telefonat Android, megjithatë, një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që gjigandi i teknologjisë duhet t’u paguajë...

Hyrja në ambasada në ‘90, shqiptarët u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit!

Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri, në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV