“Më kanë bërë magji në moshën 7-vjeçare”, habit teologu:Djalli më pushtoi, ja si shpëtova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Wake Up” ka qenë i ftuar teologu i njohur Miron Cako, i cili duke folur për magjinë, ka treguar se ai e ka përjetuar dhe vetë këtë gjë kur ishte në moshën 7-vjeçare, ku sipas tij ka vuajtur shumë, deri në momentin që u bashkua me Zotin, duke u pagëzuar.

Miron Cako: Unë kam vuajtur vetë nga magjia, kur flas këto gjëra, nuk i flas thjesht të lexuara.

Unë kam vuajtur që në moshën 7 vjeç më kanë bërë magji dhe fatkeqësisht nga njerëz të afërt, sepse zakonisht bëjnë dhe njerëz të familjes.

Neada Muçaj: Çfarë shqetësime keni patur?

Miron Cako: Shqetësimi që unë nuk ia gjeja dot përgjigjen, isha i dyjëzuar brenda vetes. Shpesh njerëzit ndihen si dy njerëz, njëri që çon në sensin pozitiv, njëri në sensin negativ. Ne jemi mes dy forcave, forca hyjnore që na çon drejt pozitivitetit, forca djabolike drejt negativitetit. Varet kur të posedojnë. Me magji ato të posedojnë, hyjnë brenda vetes tënde, forcat negative dhe ti ndjen mendimet, dëshirat që bien ndesh me mendimet e tua, por nuk i kundërshton dot. Je i kontrolluar dhe ata të çojnë drejt udhisë së tyre dhe ti nuk mund të dalësh dot.

Unë vuajta shumë e më shumë e më shumë derisa kapitullova sepse është një lloj boksi, pra djalli të pushton, ti e grushton. Lufton njeriu por djalli në fund nuk lodhet, nuk ka trup apo sistem nervor siç kemi ne dhe nuk lodhet, derisa kapitullova dhe fatmirësisht kërkova Zotin. Në moment që gjeta Zotin dhe u bashkova me të, u pagëzova atëherë unë u çlirova dhe kuptova çfarë ishte gjithë kjo brenda meje, ky lloj energjie, ky lloj mendimi që ishte kontravers.

Të fundit

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të...

Lajme të tjera

Web TV