Këlliçi akuza Veliajt/ “Nuk ka ndërtuar asnjë çerdhe në zonën e Unazës së Re”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, po shpalos programin për arsimin.

Gjatë takimit me mësues dhe pedagogë, Këlliçi është shprehur se brenda dy viteve të para të mandatit të tij, do të ndërtojë çerdhe.

Gjithashtu theksoi se do të dyfishojë numrin e shkollave.

Ndër të tjera, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se nuk ka ndërtuar asnjë shkollë dhe çerdhe në zonën e Unazës së Re.

“Nga ‘Liqeni i Thatë’ te ‘Kodra e Priftit’ nuk ka çerdhe. Më 20 prill kemi vendosur që të prezantojmë programin e plotë”, tha Këlliçi.

Më tej ai shpjegoi se nëse një familje kërkon të regjistrojë fëmijën në një çerdhe apo kopsht publik, por është e pamundur për shkak të plotësimit të numrit, Bashkia e Tiranës do të japë ndihmë financiare në mënyrë që ai fëmijë të regjistrohet në një strukturë private derisa kërkesa të marrë përgjigje pozitive.

 

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV