Tradita e Pashkëve, çfarë duhet të gatuani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket sikur dikur ishim më të bashkuar në drekat festive apo në vajtjet në kishë për festën e pashkës.

Ndërsa tani me kalimin e viteve kjo festë duket sikur është zbehur ose është më e ngushtë në familje, pa shumë vizita tek të afërmit.

Një nga simbolikat e saj është edhe veza e kuqe e Pashkës, e cila duhet thënë se me kalimin e viteve ka ndryshuar ngjyrë për të qenë sa më moderne.

Po ashtu ka edhe gatime tipike që amvisat i përgatisin për këtë datë të shënuar. Pashkët katolike dhe ato ortodokse kanë qenë shumë afër këtë vit në kalendarin fetar, me një javë diferencë.

Mes tyre ka shumë të përbashkëta por edhe diferenca.

Besimtarët ortodoksë e kremtojnë në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Ringjallja e Krishtit është një moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Çfarë duhet të gatuani për Pashkë dhe pse?

Vezët e ziera

Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe. Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.

Buka e Pashkëve

Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.

Mish qingji i pjekur

Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.

Lexo edhe :  Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Karrotat

Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë periudhë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni atë ditë.

Proshutë derri

Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej.

Të fundit

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi...

VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi. Teksa ishte në skenë...

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon. I aktivizuar në startin e...

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet...

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV