Hija e Escobar, intervista që nuk kënaq elitën politike në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vizitën dy ditore në Shqipëri, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor duket se ka trazuar politikën në vend. Asnjëra palë nuk ka dalë e kënaqur, sidomos pas intervistës që dha duke prekur çështjet kryesore që i mendojnë qytetarët, por i anashkalon me koshiencë elita politike këtu. Tre shtyllat kryesore që Escobar foli qartë ishin: korrupsioni në nivelet e larta qeveritare; çështja “non grata” e Berishës dhe ajo e skandalir Rama McGonigal.

Në lidhje me korruspasonin ai ishte i qartë duket kërkuar me ngulm që institucionet e reja të drejtësisë, që janë pjellë e SHBA-ve, të vendosin para ligjit çdo zyrtar apo ish zyrtar të lartë që kanë shkelur ligjin.

I pari që komentoi vizitën e Escobar ishte Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA në maj të vitit 2021, për “korrupsion madhor” dhe “minues i demokracisë”. Pavarësisht kësaj situate, Berisha u shpreh se “I pëlqente vizita e Escobar dhe mesazheve që la”, duke u shprehur se gjatë vizitës me Ramën, Escobar i kishte bërë të qartë se skandali me ish-kryeagjentit e FBI McGonigal do të rëndonte mbi të.

Nga ana tjetër, vetë Rama nuk komentoi asgjë rreth takimit me Gabriel Escobar, madje as zyra e shtypit e kreut të qeverisë nuk nxori asnjë njoftim. Kujtojmë që tre muaj më parë në SHBA u arrestua ish-kreu I Kundrazbulimit në FBI, Charls McGonigal, për akuzën e lidhjeve me oligarkë rusë të sanksionuar nga SHBA dhe korrupsion.

Në një nga dy çështjet gjyqësore përmenden takimet në të paktën katër raste me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama të cilat McGonigal nuk i kishte të deklaruara. Gjithashtu thuhet në hetim se pas takimit me Ramën McGonigal mori nga biznesmeni Shqiptaro-Amerikan, Agron Neza një shumë prej 225 mijë dollarëve.

Ndërsa McGonigal po përballet me drejtësinë edhe në lidhje me viztat e dyshimta në Shqipëri, kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar si një çështje që nuk i përket atij. Megjithatë duket se kjo ngjarje nuk është pa pasoja, çka u pa edhe në intervistët e Escobar.  Gjithashtu edhe Meta u tregua I rezervuar, duke shmangur temën kryesore të bisedës që pati me zyrtarin e lartë të SHBA-ve.

Drejtësia në vëzhgim

Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar gjatë intervistës në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se prioritet është drejtësia në vend, duke pranuar se ekzoston në nivele shqetësuese korrupsioni.

Në lidhje me shpallne non grata të Berishës saktësoi se “I takon institucioneve të Shqipërisë të hetojnë korrupsionin dhe ta ndjekin penalisht kudo munden. Dhe kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është kaq e rëndësishme, sepse nuk na takon ne ta bëjmë këtë punë në emër të popullit shqiptar. Ata kanë aftësinë ta bëjnë vetë.

Dhe këto qeveri dhe çdo qeveri, qoftë kjo apo pasardhësja e saj, ka një detyrim ndaj njerëzve që të sigurojë që kjo të ndodhë”. Po ashtu pavarësia e sistemit të drejtësisë konsiderohet si kyçe nga SHBA. Disa muaj më parë pati një përplasje të hapur publike mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Kjo e fundit shkoi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të zgjidhej drejtuesi i ri i SPAK. Për SHBA-të prokurori që kishte integritet më të lartë dhe opavarësi më të madhe ishte kandidati Altin Dumani, ndërsa edhe pse jo publikisht qeveria preferonte prokurorin Edvin Kondili.

Lexo edhe :  Zyrtarisht nën hetim, deputeti i PD paraqitet në GJKKO

Në fund fitoi Dumani dhe kjo ishte çarja e parë e hapur mes mazhorancës dhe përfaqësuesve të SHBA-ve në vendin tonë. Veçarëisht SPAK është nën vëzhgimin e plotë të SHBA-ve të cilët kërkojnë që të vendosin para drejtësisë zyrtarë dh eish-zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.

“Non grata” e Berishës

Në vendin tonë është kriejuar një perceptim se SHBA-të mund të tërhiqen nga shpallja “non grata” e Berishës, nëse ai fiton zgjedhjet, apo bëhet faktor i rëndësishëm në opozitë. Megjithatë në kushtet aktuale Escobar ishte i qartë se kjo nuk mund të ndodhë.

“Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thoja se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtetë të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja.

Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë”-tha Escobar. Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe Berisha i cili tha se ai nuk ka kërkuar heqjen e “non gratave” nga SHBA-të. “Sesi mund të ndryshojë vendimi pa e kërkuar i interesuari, këtë nuk e imagjinoj. Rruga e ndryshimit të vendimit është e hapur atje me lobim.

Unë nuk kam bërë asnjë lobim, kam zgjedhur gjykatën. Kjo ka ngjallur zemërim. E kam bërë me shumë keqardhje, sepse ajo zyrë ku është sot zoti Blinken, është një nga zyrat që kam hyrë më shpesh në 30 vite, ku kam kërkuar ndihmë dhe kam gjetur mbështetje”-tha Berisha.

Në fakt në qëndrimet e qarta të zyrtarin amerikan Berisha konsiderohet si e “shkuara” dhe sipas tij nuk ka asnjë mundësi që SHBA-të të tërhiqen nga vendimi për shpalljen e tij “non grata”.

McGonigal, një çështje që nuk harrohet

Pyetjes së drejtueses së emisionit “Top Story”, Grida Duma nëse: Çështja “Mc Gonigal” është në vazhdimësi. Ai dëmtoi marrëdhëniet kjo me kryeministrin Rama dhe SHBA? Escobar iu përgjigj shkurt, por me mesazh domethënës.

“Do të them dy gjëra. Unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Gjëja e dytë siç e thashë më parë, marrëdhënia e SHBA është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ.

Thënë kështu, marrëdhënia me Shqipërinë është më e mira e patur ndonjëherë”-tha ai. Në këtë pikë nuk e përmend kreun e qeverisë shqiptare si individ, por thëksoi se raportet e SHBA-ve janë me popullin dhe jo me emra të veçantë.

Duke e konsideruar çështjen Mcgonigal si “çështje të hapur”, ish-kryeministri Berisha shkon më tej se kjo deklaratë për Ramën do të thotë se është një hap larg “procedimit penal në SHBA”. Pas vizitës së Escobar dhe qëndrimeve të tij duket se Rama, Berisha dhe Meta nuk kanë dalë të kënaqur.

 

Të fundit

SHBA ndalon 37 kompani kineze/ Shkak, përdorimi i punës së detyruar për ‘Ujgurët’

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 37 kompani kineze në listën e ndalimeve për shkak të akuzave për shkelje të...

“S’do të ketë rrogë minimale nën 500 €”/Berisha premton paketë emergjence për çdo qytetar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një mbledhje me të zgjedhurit lokalë demokratë, ku theksoi disa nga premtimet kryesore për përmirësimin e gjendjes...

Carrie Underwood do të këndojë në inaugurimin e Donald Trump

Carrie Underwood do të këndojë në inaugurimin e Donald Trump javën e ardhshme. Një zëdhënës i Komitetit Inaugurues të Presidentit konfirmoi se Underwood do...

Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë për Sirinë ‘e pasluftës’

Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë kanadeze në ndihmë të popullit sirian. Fundi i regjimit të Bashar Al Asaad në Siri mbylli konfliktin...

Dëshmia në GJKKO/Nuredin Dumani: Talo Çela në krye, 10 persona që Alibej i donte të vrarë

Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer...

Lajme të tjera

Web TV