Ndalimi i mjeteve nga koronavirusi, Superliga drejt pezullimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e sotme se do të merren masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi numri i të prekurve ditën e sotme ka shkuar në 23 persona.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” Rama ka shkruar se duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit ditën e nesërme do ndalohet lëvizja e mjeteve private brenda qytetit të Tiranës dhe Durrësit.

Ky vendim rrezikon zhvillimin e kampionateve shqiptare, pasi skuadrave u duhet që të udhëtojnë në qytete të ndryshme për të luajtur takimet.

Megjithatë nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk është bërë ende një njoftim zyrtar se çdo ndodh me ndeshjet, apo nëse do ketë pezullim të kampionateve.

Ndërkohë, rikujtojmë se disa orë më parë skuadra e Laçit i kërkoi FSHF-së përmes një postimi në rrjetet sociale, që të shtyjë ndeshjet, pasi lojtarët dhe stafi janë shumë të ekspozuar ndaj këtij virusi të rëndë./Fjala.al/

Të fundit

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një...

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar apo qytetare italiane të bëjë...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Lajme të tjera

Web TV