Shtohen të miturit e punësuar/ Ekspertët: Shumica punojnë në të zezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të miturve që janë në marrëdhënie pune është rritur. 171 janë punësuar në vitin 2022, 43 më shumë sesa viti 2021. Numrin më të lartë të punësimeve e kanë pasur në vitin 2018, me 329.

Të miturit në punë ndër vite:

2017-309

2018- 329

2019- 255

2020- 158

2021- 128

2022- 171

Sipas kodit të punës të miturit mund të punësohen që nga mosha 16 vjeç, por i kanë të përcaktuara llojet e punës që mund të kryejnë si dhe orët që mund të punojnë.

“Është i ndaluar punësimi i të miturve nën moshën 16 vjeç, por me përjashtim të rasteve kur fëmijët nga mosha 15- 16 vjeç gjatë pushimeve shkollore mund të punojnë në punë të lehta, ose po kjo fashë e fëmijëve mund të bëhet objekt i një formimi profesional. Nën moshën 15 vjeç, këto fëmijë lejohet të marrin pjesë në veprimtari kulturore dhe artistike. Fëmijët nga mosha 16-18 vjeç dhe fasha tjetër 15-16 vjeç lejohen të punojnë në punë te lehtë, që nuk cenojnë sigurinë dhe shëndetin me kontrata punës,” – u shpreh Fatbardha Llapa nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Ekspertët thonë se jo gjithmonë këto rregulla zbatohen. Në 20% të rasteve të miturit janë punësuar jo sipas rregullave ligjore.

“Ka shumë subjekte që abuzojnë me këtë pjesë, punësohen fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe nuk deklarohen për faktin se është fëmijë dhe është pak më e lehtë të themi për t’u kamufluar si punësim. Kur ti punëson një fëmijë niveli i pagave duhet të jetë i barabartë, por vend për abuzim ka gjithmonë dhe fakti që janë të punësuar kanë një nevojë që të mos jenë duke lozur por të punojnë,” – tha ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Lexo edhe :  1 në 7 të rritur që pinë duhan në SHBA kanë një aftësi të kufizuar

Të miturit në Shqipëri i gjen të punësuar kryesisht në bare, restorante, hotele, por dhe në sektorë si ndërtimi apo punë në të zezë kundër ligjit. Tirana dhe Durrësi mbajnë numrin më të lartë të punësimeve.

 

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV