Mesazhi i Aleksandër Meksit: Mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka një mesazh për të gjithë shqiptarët për situatën dhe masat e marra ndaj koronavirti.

Meksi i bën thirrje shqiptarëve që të zbatojnë me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve.

Mesazhi i plotë i Aleksander Meksit

Vëllezër e Motra bashkëkombës !!!

Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira.

Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradicionale e takimet me miq, shokë  e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme.

E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatshme për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëve. Dhe kjo varret prej nesh.

Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshme (dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohen dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës.

Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat !!

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV