Ponari:Gërshetimi biznes-sport dhe ndërtimi i ligjit për sponsorizimet, çelësi i suksesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zhvilluar sot Konferenca Kombëtare e Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat
e sportit në Shqipëri”, e cila bashkoi në një panel diskutimi aktorët kryesorë të
zhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë
elitarë e të rinj.

Me shumë panelistëve fjalën e mori edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të
Basketbollit dhe njëherazi CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari.

Gjatë fjalës së tij, Ponari foli ndër të tjera për rëndësinë që ka gërshtetimi i
biznesit dhe sportit në mënyrë që të dyja të rriten dhe zhvillohen paralelisht.

“Është vërtetë një moment i rëndësishëm për të shprehur disa opinione, në
cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit. Është e rëndësishme të
themi se, basketbolli është një magji e sportit sepse e tillë konsiderohet.
Sot, basketbolli në të gjithë Europën është në një rritje të natyrshme por nuk është
në maja, ashtu siç është basketbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke
qenë në cilësinë e anëtarit të FIBA Europe për Financat, kam mësuar që thelbi i
zhvillimit të sportit dhe kalimi i çdo sporti si një industri zhvillimi, e bën atë shumë
të rëndësishëm dhe masiv.

Nëse arrijmë që basketbolli dhe sportet e tjera të garojnë ashtu si futbolli atëherë
do të kemi disa lloj industrish shumë të fuqishme, të cilat do ti japin tone të
rëndësishme zhvillimit të ekonomisë në vend. Futbolli dihet për pozicionin që ka,
ndërsa basketbolli, volejbolli e sporte të tjera ndodhen në faza zhvillimi, të një
zhvillimi që vitet e ardhshme do të jetë në maja të larta.

Unë kam filluar herët në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare dhe gjatë
kësaj periudhe kemi patur ngjarje shumë të rëndësishme siç ka qenë fitorja e
Kombëtares sonë me Kombëtaren e Serbisë, në Lojërat Mesdhetare 2013.Me
Kombëtaren e Zvicrës ashtu siç kemi pasur edhe humbje.

Por ajo që është e rëndësishme dhe që duhet theksuar, në zhvillimin e sportit tre
janë eksponentët më të rëndësishëm: njeriu, terreni dhe financat. A I kemi të
gërshetuara ne këto të treja? A i kemi të lidhura këto së bashku? Kjo duhet parë
me kujdes!”, u shpreh ai.

Kreu i FSHB, për të ilustruar idenë e tij, solli edhe dy shembuj. Valbonën në
Shqipëri dhe SIGAL Prishtinën në Kosovë.

“Do të sjell dy shembuj. Në vitin 2001 unë mora ekipin e Valbonës. Atëherë ishte
me dy veta dhe ndërtova një ekip që për 5 vite i dha tonin basketbollit në Shqipëri.
Pra, ishte fitues i Kupës, Kampionatit dhe Superkupës në basketboll. Paga
mesatare e një basketbollisti në këtë periudhë kaloi 1000 euro, çka ishte shumë e
rëndësishme për të patur basketboll. Dhe ju e dini pse e lashë. Në bashkinë e
Tropojës diskutohej a duhej apo nuk duhej ta mbështeste bashkia? Me këshilltarët
që shpreheshin “ç’keni? Kush e di sa lekë fiton Avniu nga basketbolli”. Dhe unë atë
ditë vendosa ta le. Ju thashë që “nuk dua të fitoj më me Valbonën”, po jua le ju.
Dhe fitoni ju. Pas 6 muajsh Valbona nuk ishte më në tregun e basketbollit.
Çfarë ndodhi me Valbonën? Mbështetja financiare shumë e rëndësishme, që të
rritej dhe të shkonte aty ku duhej. Së bashku me SIGAL-in, sepse në atë kohë ishte
3-vjeçar e sot është 25-vjeçar. Por nëse do të ecni bashkë ata do të ecnin ndryshe.
E kundërta ndodhi me SIGAL Prishtinën. Fituese e disa Kupave Ballkanike, fituese e
disa Kampionateve të Kosovës, fituese dhe pjesëmarrëse në disa gara të
rëndësisshme në ligat e basketbollit.

Lexo edhe :  Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

SIGAL Prishtina ishte e mjaftueshme për mua të thirrej e tillë dhe unë nuk kisha
nevojë të përdorja fonde për të investuar dhe për të bërë marketing. Por ka një gjë
në Kosovë. Kosova ka ndërtuar ligjin që favorizon biznesin dhe duke u rritur të dyja
së bashku, edhe SIGAL edhe SIGAL Prishtina arritëm të jemi kampionë edhe në
Kosovë, edhe në zhvillimin e biznesit”.

Sipas Ponarit, duke përmendur edhe ngritjen e Ligës Unike, kampionatit të
përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll, gërshtetimi biznes-sport dhe ndërtimi i
një ligji themelor për sponsorizimet do ngrejnë cilësinë e sportit por do të ndikojë
edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Dua të them se ajo që është e rëndësishme dhe thelbësore: nëse biznesi dhe
sporti, sporti dhe biznesi rriten së bashku rezultatet janë të padiskutueshme.
Shumë të larta. Në këtë pikëpamje doja të thoja se, edhe ky panel është i
rëndësishëm sepse është Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
dhe biznesmenë të nderuar sepse mendoj që, biznesi dhe sporti të rriten.

Ne ndërtuam Ligën Unike dhe ajo që ndodhi me të, për pjesën e Kosovës ishte e
mahnitshme ndërsa me ne nuk e patëm atë mbështetje dhe përkrahje financiare.
Do të thoja që gërshetimi i këtyre dy sipërmarrjeve, sportit dhe ekonomisë, bëjnë
që të rriten së bashku. Sot, emrat më të njohur në sport mbajnë emrat e
bizneseve. Prandaj dhe janë shumë të zhvilluara. Qoftë në vendet e Europës dhe
ne e dime kush janë. Qoftë edhe në vende të tjera.

Gërshetimi I këtyre të dyjave dhe ndërtimi i ligjit themelor për sponsorizimet do e
vendosë Shqipërinë në majat e sporteve. Sepse është e vetmja mundësi, si askund
tjetër, ku valëvitja e flamurit ka një forcë dhe magji të jashtëzakonshme. Kjo e bën
sportin të domosdoshëm, kjo e bën biznesin të domosdosshëm. Për tu lidhur dhe
për tu bashkuar e për të bërë gërshtetimin e dy vlerave mjaft të rëndësishme.
Nëse arrijmë ti gërshetojmë këto të dyja dhe të ndërtojmë një ligj për mbështetjen
e sportit ne do të kemi një basketboll dinjitoz, një basketboll në nivelet e
përparuara që do të shërbejë më mirë edukimit por edhe zhvillimit të ekonomisë”,
u shpreh Avni Ponari.

Sipas Presidentit të FSHB, për shkak të mungesës së financimit shumë talente po
largohen ng Shqipëria.

“Sot, ne kemi një gjë që nuk është aty ku duhet. Brezi i ri, për shkak të kësaj
mundësie financimi, një pjesë e tyre të largohet. Kemi lojtarë që luajnë në Europë.
Madje një prej tyre ndodhet sot me Kombëtaren e Turqisë. Dhe ndoshta shumë
shpejt do të jetë në NBA. Lojtar që rastësisht është zbuluar në një nga rrethet e
vogla të vendit tonë”.

Të fundit

Rama me nxënësit ekselentë/ I vetmi moment kur më duket vetja më i shkurtër…

Kryeministri Rama bëri batuta sot me nxënësit ekselentë teksa ndante medaljet për ta së bashku me ministret Manastirliu dhe Muzhaqi....

Tentoi ta puthte, Gresa: Xuxi është në moshë të babait tim, më vjen…

Kanë ndodhur një sërë situatash mes Xuxit dhe Gresë Gashit gjatë këtyre ditëve. Këngëtari pak ditë më parë tentoi ta puthte aktoren dhe kjo e...

Tym në kabinë/ Avioni bën ulje emergjente në Austri

Një avion që ishte nisur nga Bukureshti në Zyrih bëri një ulje emergjente në qytetin e Grazit, Austri, të hënën për shkak të problemeve...

Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, qindra të evakuuar

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Kullën Eifel në Paris, ku një zjarr shpërtheu në boshtin e ashensorit mes katit të parë dhe të...

Vlashent Sata dhe Dojna Mema do të bëjnë dasmë por me një kusht!

Vlashent Sata, në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, kujton fillimet e lidhjes së tij me Dojna Memën dhe si të dy...

Lajme të tjera

Web TV