Tejkalon pritshmërinë, ekonomia rritet me 3. 81 %

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 3,81 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2018. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,25 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,71 pikë përqindje,  Industrisë, Energjisë dhe Uji me +0,67 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,63 pikë përqindje. Të dhanë janë bërë të ditura në raportin e fundit të INSTA sipas të cilit mësohet se aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,29 pikë përqindje,  Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,28 pikë përqindje, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,15 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,63 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,10 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,57 pikë përqindje.

 

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,70 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rënie prej 1,34 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 5,40 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 1,09 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 1,92 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pësoi një rënie me 8,62 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 4,32 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rënie me 0,45 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 7,39 %. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 3,49 %. Aktiviteti i Arte,argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 9,20 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 1,14 %.

Lexo edhe :  Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

PBB sipas metodës së Shpenzimeve

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,89 %. Konsumi final i qeverisë u rrit me 2,12 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u ul me 1,91 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rriten me 10,06 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,60 %.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV