Ministrja Krifca zhvillon takimin e parë si presidente e CIHEAM

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillit Rural, Frida Krifca, ka zhvilluar takimin e parë si presidente e CIHEAM. Nën drejtimin e ministres Krifca, presidente e CIHEAM –it, ekipi shqyrtoi disa prej nismave kryesore për të cilat do të bashkëpunohet me të gjitha vendet anëtare për t’i çuar përpara.

Përcaktimi i prioriteteve strategjike të CIHEAM për promovimin e sistemeve ushqimore dhe bujqësore të qëndrueshme ishte në fokus të takimit të parë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në detyrën e presidentes së Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit (CIHEAM-it). Takimi i parë i punës me Sekretarin e Përgjithshëm, Teodoro Miano dhe ekipin që drejton punët e Sekretariatit në selinë në Paris pati në qendër të diskutimeve, sipas Krifcës, ripozicionimin e Zonës Mesdhetare në qendër të agjendave politike të vendeve të ndryshme. Në këtë kuadër, nën drejtimin e ministres Krifca, presidente e CIHEAM –it, ekipi shqyrtoi disa prej nismave kryesore për të cilat do të bashkëpunohet me të gjitha vendet anëtare për t’i çuar përpara. Krifca tha se gjatë presidencës së saj, së bashku me sekretarin e përgjithshëm synohet zgjerimi i zonës së interesit drejt Lindjes, në veçanti Ballkanit Perëndimor që ka një potencial të madh në zhvillimin e bujqësisë. Ministrja shprehu angazhimin për të punuar ngushtë me anëtarët e CIHEAM për të promovuar një takim ndërministror në lidhje me vendet e tjera evropiane. “Kjo në mënyrë që të theksojmë përsëri rëndësinë e sistemit tonë rajonal dhe të tregojmë kapacitetin, aftësitë dhe përvojën që njerëzit tanë mund të ofrojnë për zhvillimin e territoreve tona, te mundësia për të krijuar vende pune shtesë për të rinjtë për t’i ndihmuar ata të rrisin elasticitetin e tyre dhe të reduktojnë fenomenet e migracionit”, theksoi ajo. Kjo është hera e parë për CIHEAM që një grua merr këtë rol të rëndësishëm për këtë organizatë ndërkombëtare. Dhe kjo është hera e parë që Shqipëria është në krye të një pozicioni të rëndësishëm në CIHEAM. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u zgjodh në mes të nëntorit me votë unanime nga të gjithë pjesëmarrësit si presidente e Bordit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM), organizatë që për 60 vjet kontribuon për të promovuar kooperimin multilateral mesdhetar në fushat e bujqësisë, të ushqimit, peshkimit dhe menaxhimit të territoreve rurale, duke patur si qëllim t’i përgjigjet nevojave të shteteve dhe aktorëve të agroushqimit. Ministrja Krifca me eksperiencën e saj në fushën e bujqësië ka marrë besimin për të vazhduar edhe më tej përpjekjet e organizatës në zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme agroushqimore, të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe të aftë për të ushqyer një popullsi në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është anëtare prej 30 vjetësh e kësaj organizate europiane por asnjëherë më parë nuk ka mbajtur pozicione drejtuese. CIHEAM është një organizatë me qendër në Paris e përbërë nga 13 shtete anëtare (Shqipëria, Algjeria, Egjipti, Franca, Greqia, Italia, Libani, Malta, Maroku, Portugalia, Spanja, Tunizia dhe Turqia) e krijuar në vitin 1962. Aktualisht CIHEAM drejton 90 projekte ndërshtetërore, me më shumë se 110 milionë euro të investuara në 50 shtete të angazhuara ku përfshihen mbi 600 institute dhe organizata. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori më 1 prill 2023 zyrtarisht detyrën e Presidentes së Institutit Ndërqeveritar për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit (CIHEAM-it).

Të fundit

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u...

24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Nga Edison Ypi Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik. Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e...

Unaza e Madhe Tirana, Shqipëria dhe rajoni/Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit

Nga Fatos Çoçoli Unaza e Madhe e Tiranës përfundoi dhe u inagurua më 30 dhjetor 2024.  Ajo ka një gjatësi prej 28,8 kilometrash dhe është...

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët

Fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët. Në dhjetor, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime...

Nesër do paraqitet në SPAK/ Meta: Nesër do t’i marr unë në pyetje prokurorët, jo ata mua

Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate pas lajmeve të publikuara nga media se është...

Lajme të tjera

Web TV