Mos votoni për Metën dhe Berishën/Alibeaj në Kavajë: PD do vijojë punën për t’u ringritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfida më e madhe e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është të bindë demokratët që të mos votojnë kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në 14 maj.

Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë president e 2 herë kryeministër E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilir Metën, e t’i shërbejë një të majte, e t’i shërbejë  një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve.

Kjo është një ndarje dhe një vijë e kuqe finale me të dhe me mënyrën se si  ka konsideruar Partinë Demokratike, pronë private, që do të duhet të shkojë në varr bashkë me të, është e papranueshme“- tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj dështoi të nxjerrë kandidat në të gjitha Bashkitë e vendit, ndaj dilema më e madhe e demokratëve  është se kë të votojnë në 47 njësi ku  Partia Demokratike iu shmang garës për kryebashkiak.

“Ne votojmë vetëm Partinë Demokratike, këshill bashkiak, ky është qëndrimi politik dhe qëndrimi publik.  Dhe nëse ju thotë dikush tjetër, po ai kandidati që është, përfaqëson ose pretendon, përfaqëson Bashkimin per Fitore.

Ne nuk shkojmë kurrsesi që ti japim mbështetje partisë së Ilir Metës. Nuk na shkon as për moral politik, nuk na shkon as për të shkuarën”– tha Alibeaj.

Në Kavajë, dikur bastion të  demokratëve, Partia Demokratike  nuk ia doli të nxjerrë  kandidat për Bashkinë duke i lënë terren të lirë Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Të fundit

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV