“Tirana më e bashkuar”/ Veliaj uron Fitër Bajramin: Të vazhdojmë frymën e bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin.

Veliaj tha se sot Tirana është më e bashkuar se kurrë, me dëshirën që fryma e bashkëpunimit dhe shërbesës të vijojë edhe pas muajit të Ramazanit.

“Sot Tirana është më e bashkuar! Kur mendoj se kemi kaluar disa sfida të paimagjinueshme, siç ka qenë tërmeti, pandemia, ne nuk do ia kishim dalë nëse nuk do e ndanim këtë barrë. E kemi ndarë me xhamitë e Tiranës, me komunitetet e besimit, me ata që kanë ofruar një pjatë supë, kanë menaxhuar raste shumë të vështira të njerëzve të sëmurë nëpër spitale, dhe vetë fakti që e kemi këtë mundësi për ta ndarë këtë barrë, e ka bërë qytetin tonë më të mirë, e ka bërë Tiranën më të bashkuar dhe më solidare. Sikur të sillemi çdo ditë si në Ramazan, besoj që shumë prej atyre veseve të vogla, përçarjeve e cic-miceve të vogla, debateve, mund të fashiten nëse kemi parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjërat që na ndajnë. Ju uroj të gjithëve shumë sukses, ju falenderoj nga zemra për bashkëpunimin. Gëzuar festën e Bajramit. Ne do të jemi në disa qendra sociale sot për të shërbyer vaktin e festës dhe do të doja ta vazhdonim me frymën e shërbesës, bashkimit dhe dashurisë për qytetin tonë. Shëndet e mbarësi për ju e gjithë familjet tuaja”, tha Veliaj.

Të fundit

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

Lajme të tjera

Web TV