Berisha nuk u pranua si drejtues i “Bashkë Fitojmë”/ KAS: S’është pjesë e koalicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur vendimi i arsyetuar i KAS në lidhje me refuzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendosjen e emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha në fletën e votimit, si drejtues i koalicionit.

KAS sqaron se kërkesa e tyre nuk u pranua për shkak se Berisha është përjashtuar nga KQZ nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, duke i ndaluar në këtë mënyrë edhe pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për pasojë, ai nuk mund të jetë drejtuesi i këtij koalicioni.

Nën vazhdën e këtij arsyetimi, KAS shton më tej në vendim se duke qenë se partia udhëheqëse e këtij koalicioni është Partia e Lirisë, atëherë rrjedhimisht kryetari i saj, Ilir Meta duhet të njihet zyrtarisht nga KQZ si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Gjithashtu KAS-i konstaton, se me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri e ka përjashtuar nga koalicioni “Bashkë fitojmë” subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha, duke i ndaluar de facto pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

I pyetur nga KAS-i, përfaqësuesi i palës së interesuar nuk dha asnjë të dhënë për ndonjë lidhje/raport juridik të deputetit Berisha me koalicionin ose me ndonjërën nga partitë pjesëmarrëse të tij, me të cilin të mund të justifikonte ligjërisht kërkesën e paraqitur. 18. Sipas marrëveshjes së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të datës 15.03.2023, partia udhëheqëse e tij është Partia e Lirisë.

“Parti udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë” thuhet në këtë marrëveshje.

Kjo do të thotë se palët e marrëveshjes kanë pranuar me vullnet të lirë, në momentin e krijimit të koalicionit, se për zbatimin e nenit 65 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të njohë dhe pranojë Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, z. Ilir Metaj si përfaqësuesit zyrtarë të koalicionit”, thuhet në vendimin e KAS.

Lexo edhe :  Protestë politike/ Berisha dhe Meta sfidojnë SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë

KAS vendosi të mërkurën (19 prill) si drejtues të koalicionit Metën, duke refuzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendosjen e emrit të Berishës.

Po ashtu, KAS rrëzoi edhe kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të hequr logot e partive apo koalicioneve nga përmbajtja e fletës së votimit.

Të fundit

Bonusi i pensionistëve do shpërndahet në shkurt, sa do jetë dhe kategoritë që përfitojnë

Qeveria shqiptare ka miratuar shpërblime për pensionistët. Për të dhënë detaje se sa është ky shpërblim dhe kur do...

PS-PD me “sytë” te diaspora, sa emigrantë janë regjistruar në KQZ

Prej hapjes së procesit për regjistrim ditën e shtunë, vihet re një interesim i madh i emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11...

Rrëfimi i Gjestit në BBVK, flet ish-menaxheri i tij: Ja si qëndron e vërteta

Ish-menaxheri i këngëtarit të njohur Gjesti, Samed Potera, i ftuar në studion e ‘Kosova Today’ në ekranin e Klan Kosova, ka konfirmuar se ka...

Meriton Mjekiqi nis romancën e re, zbulohet emri i modeles së njohur që i rrëmbeu zemrën

Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me...

A do të bjerë dëborë në Tiranë? Meteorologia: Ja çfarë parashikohet

Meteorologia Lajda Porja foli sot lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja...

Lajme të tjera

Web TV