Zbulohet data e rikthimit/ Ja kur do jetë Basha sërish në krye të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha do të rikthehet në krye të PD pas zgjedhjeve të 14 majit. Kështu pretendon Ervin Salianji duke thënë se më 30 qershor, Basha, i cili gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në heshtje, do t’i kthehet politikës aktive.

Ne nje interviste për “Top Talk”, Salianji iu referua Partisë Demokratike si ‘PD e vulës’ që është privatizuar nga 2-3 persona.

“Ka një privatizim të PD-së së vulës. Do të jemi prapë këtu dhe do ta shohim si do të tretet bashkë me ish-kryetarin kur ai të kthehet në krye të asaj partie. Do të kthehet dhe do të tretet bashkë me ata. Është e qartë që do të ketë një proces në 15 maj, në 30 qershor do të kthehet”, tha Salianji.

Salianji vijoi duke thënë se ka një kategori politikanësh që në politikë i kanë marrë të gjitha qyl. Po ashtu nuk kurseu akuzat për Enkelejd Alibeajn, i cili sipas Salianjit, promovon më shumë Edi Ramën se opozitën për zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk merren as godinat, as qytetarët, as vulat, duke u qurravitur. Merren vetëm me betejën politike. Betejat politike bëhen duke fituar mbështetjen e qytetarëve. Për të rrëzuar Edi Ramën, thotë ky zotëria, votoni Ramën. Kjo është logjika e të gjithë fushatës. Çfarë e pengon që të thotë votoni kandidatët e opozitës.

Unë kam këtë ndasi të caktuar me këtë zotërinë, edhe unë po themi, por çfarë e pengon që të thotë votoni kandidatët e partisë, e opozitës, për të bërë të mundur ndryshimin. Mirë aty ku kanë, po aty ku nuk kanë. Këtu ka diçka që kërcet dhe nuk bën sens politik. Nuk është çështje vulash dhe godinash, është çështje e vullnetit të qytetarëve. Do ta shihni në rezultatin e zgjedhjeve. Votat e kandidatëve janë votat politike që do të marrë secila prej palëve”- tha Salianji.

Lexo edhe :  Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

Kujtojmë se më 21 mars të vitit të kaluar, pas 9 vitesh aspak të lavdishme në krye të Partisë Demokratike dhe humbjeve të njëpasnjëshme, Lulzim Basha dha dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend. Edhe pse luftoi me çdo mënyrë që pas çdo humbje në zgjedhje të mbante postin e kreut të PD, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve, ku këtë herë kundër i dolën edhe besnikët e tij më të mëdhenj. Gjatë kësaj periudhe ka qëndruar shumë i heshtur, pavarësisht akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës për përfshirje në financimin rus.

 

 

Të fundit

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i qëndron versionit se bashkëshortja e...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Lajme të tjera

Web TV