Shërohet një i sëmurë me koronavirus në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroacia ka bërë të ditur sot shërimin e një pacienti nga koronavirusi. “Një i ri që është diagnostikuar me coronavirus më 26 shkurt, është lëshuar nga Klinika e Sëmundjeve Infektive ‘Dr Fran Mihajleviç’, në Zagreb”, tha në një konferencë për gazetarë ministri kroat i Shëndetësisë, Veli Berosh.

I riu doli negativ në dy teste të njëpasnjëshme për koronavirus dhe tani është në kujdes shtëpiak.  Autoritetet po ashtu njoftuan se në Kroaci janë shfaqur edhe pesë raste të reja me koronavirus dhe se të gjitha ato kanë lidhje me të sëmurët e mëparshëm. Numri total i të sëmurëve në Kroaci është 24.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen e identifikuar si COVID-19, besohet se e ka origjinën në Kinë. Pas shfaqjes së rasteve të para atje në muajin dhjetor, edhe dhjetëra vende të botës kanë raportuar të tilla.

Në mesin e vendeve të goditura më së keqi në Evropë është Italia. Sa i përket vendeve të Ballkanit, aktualisht vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus. Sipas shifrave të fundit, mbi 4,600 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi.  Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 126,000, ndërsa numri i të shëruarve është mbi 68,300.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV