Kryeministri Boris Johnson ka folur edhe rreth ngjarjeve sportive që do të zhvillohen në Angli, pasi përhapjes së koronavirusit.
Mirëpo siç duket tani për tani ndeshjet e Premier Ligës nuk do të shtyhen, por Johnson tregoi që janë duke e konsideruar edhe këtë opsion.
“Ne po mendojmë të ndërprejmë ngjarjet të mëdha publike siç janë ndeshjet sportive” ka thënë Boris Johnson.
Kurse në shume vende të tjera ndeshjet e ligës janë pezulluar në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.