Rama ‘interviston’ mjekët që i hoqën appendisitin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama kësaj here ka ftuar në podcastin e tij ‘Flasim’ stafin mjekësor të QSUT-së, që morën pjesë në operimin e tij për heqjen e appendesitit. Ata janë ndalur edhe në sfidat e sistemit shëndetësor, si edhe ndryshimet që ka pësuar në këto 8 vite gjatë qeverisjes Rama.

Gjatë bisedës me mjekët, një prej tyre, mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin publik dhe mbi të gjitha sipas tij fakti që zgjodhi kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike është shenjë emancipimi.

Mjekët thonë se kanë operuar shumë figura publike, ministra e zv.ministra, por të gjithë në privat dhe kjo ishte hera e parë që operonin në sistemin publik një person me pozitë kaq të lartë.

Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?

Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme, por pacientët janë njësoj.

Rama: Para se të largoheshit erdhët të shtrati dhe më dhatë dorën e më thatë ne kemi operuar shumë, ministra, zv.ministra, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike, tregon se në fakt kjo është një formë e emancipimit ose rritjes së besimit.

Rama: Isha shtrirë kur prof. Gjata erdhi dhe tha kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie.

Kryeministri Edi Rama kreu më 17 prill një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e appendisitit, ndërhyrje e cila rezultoi e suksesshme. Kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.

Lexo edhe :  Meta në listën e mbyllur të PD-së/ Rama: Speciet më të ulëta të faunës politike

Ekipi që operoi kryeministrin Edi Rama

Prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Mjek kirurg

Prof. Arben Beqiri, Mjek Kirurg

Dr. Dritan Rehovica, Mjek Kirurg

Prof. Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit

Prof. Ass. Saimir Kuçi, Mjek Anestezist

Të fundit

12 Marsi, afati i fundit për listat/ Rama mbledh kabinetin dhe kryesinë e PS

Në Pallatin e Brigadave, pasditen e së premtes, kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar...

48 mijë shqiptarë të refuzuar nga KQZ, KLGJ lehtëson ankimimin online

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka mirëpritur vendimin e KLGJ për miratimin e platformës elektronike për paraqitjen e ankesave online për zgjedhësit që votojnë nga...

Aksident i rëndë pranë Casa Italia, makina përplas motorin, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve një makinë ka përplasur një motor në afërsi të Casa Italia-s, ku...

Tre katet e pushtetit në Shqipëri

Nga Artan Fuga Kush e njeh gjeopolitikën e shqiptarëve nuk besoj mos vejë re një gjë themelore. Ne gjithmonë qendrojmë nën strehën e një fuqie të...

Gripi i shpendëve prek zona të reja, hetime për vezët jashtë tregut

Gripi i shpendëve H5N1 e ka zgjeruar hartën e infektimit, tashmë një nga pularitë më të mëdha të vendit influencën aviere e ka prezente...

Lajme të tjera

Web TV