Shpërthim me eksploziv në një lokal në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në lokalin në pronësi të shtetasit F.B. 45 vjeç.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen Skënderbeg rreth orës 05:50.

Pas shpërthimit raportohet për dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

Të fundit

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në...

Alarmoi Greqinë! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Greqi, sot më 4 gusht. Ai ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë...

Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 mln euro! Ja politikat prioritare

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin...

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që...

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje kerkes publike per Z Ilir...

Lajme të tjera

Web TV