Moti i keq do prekë vendin/ Peleshi thirrje bashkive: Merrni masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se duke filluar nga kjo e hënë, do të ketë reshje me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë, kryesisht në pjesën veri-perëndimore të vendit.

Nga Korça, Peleshi u shpreh se nuk do të jetë e nevojshme shkarkimi në kaskada, pasi stina në të cilën ndodhemi, nuk favorizon përmbytjet.

Por sipas tij, për të parandaluar çdo situatë, strukturat do të jenë në gatishmëri.

“Duke filluar nga sot pas mesditës në pjesën kryesisht veri perëndimore të vendit, duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit, do të kemi intensitet të reshjeve, me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë.

Po e bëj këtë komunikim për të shmangur emergjencat që mund të jenë deri diku dhe lokale, jemi në një stinë që nuk favorizon përmbytjet, një lajm i mirë është menaxhimi i kaskadës që nuk do të ketë nevojë për shkarkim, e cila ndodh vetëm kur kemi reshje me intensitet të lartë dhe kur jemi të detyruar të bëjmë shkarkime të detyruara në të gjithë kaskadat e Drinit, Fierzës dhe Komanit.

Shkarkimet do të jenë zero në të gjithë territorin, vetëm intensiteti i përqëndruar në kohë i rreshjeve në lokalitete në pjesën veri perëndimore mund te shkaktojë fryrje të përrenjve dhe në situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.

Shpresojmë që kjo do të parandalohet, por gjithsesi do të kemi mobilizimin e të gjitha bashkive por edhe kryepleqtë e fshatrave, banorët, të shmangin lëvizjet në rrugë të cilat kërcenohen, të sinjalizojnë në kohë në rast të një rrëshqitje apo situatë që duhet ndërhyrja e emergjencave.

Nuk është një situatë e cila do të ketë nevojën e strukturave të larta, mund të menaxhohet lokalisht por e kemi për zakon dhe është një zgjedhje e mirë të lajmërojmë në kohë për të shmangur dëmtimet jo e jo në njerëz por edhe në dëme materiale”, theksoi ai.

Lexo edhe :  Macron: Keni udhëheqje të fortë, jo se Edi është miku im por se ka rezultate

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV