Ministrat e BE votojnë pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës për Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit shkruan se Kosova është një hap pranë anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Postimi i plotë i Gërvallës:

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë.

Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që na mbështetën në rrugën tonë deri këtu. Një falënderim i posaçëm iu shkon të gjithë atyre shteteve, të cilat edhe pse nuk e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës, nuk e kanë bllokuar anëtarësimin tonë.

Nuk mund të lë pa falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përsëri dëshmuan të jenë aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, dhe të cilat na mbështetën fuqishëm në dialogun tonë me një numër të madh të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Falënderim i posaçëm i takon grupit ndërinstitucional të përbërë nga Zyra e Presidentes, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Zyra e Kryeministrit, dhe MPJD-ja, i cili udhëhiqet nga zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci, ekipit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, e cila udhëhiqet nga ambasadori Lulzim Hiseni si dhe të gjithë atyre që kontribuan sado pak për këtë ditë të rëndësishme.

Lexo edhe :  Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Kur në maj të vitit të kaluar, pra para më pak se një viti, dorëzuam në Këshillin e Evropës kërkesën për anëtarësim, numri i skeptikëve ishte i madh. Sot e dimë se sa i rëndësishëm dhe vendimtar ka qenë guximi i atyre ditëve.

Falë vullnetit të palëkundur të qytetarëve të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe demokraci, të shprehur në votën masive të 14 shkurtit, Kosova, si shembulli më i mirë i demokracisë në rajon, do të ecë e sigurtë në rrugën e saj euroatlantike.

Ka edhe shumë punë për të bërë, shumë sfida për të përballuar, por dita e sotme meriton të festohet denjësisht.

Urime nga zemra të gjithëve!

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar pak më parë dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, e cila thotë se ky është “një hap i parë i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill.”

“Lajm i mirë nga Këshilli i Evropës! Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Kuvendit Parlamentar për mendim. Një hap i parë i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill!”- shkruan Xhaçka.

Të fundit

“Je hipokrite, vetëm viktimozohesh”- Agravon debati mes G Banit dhe Egli Takos në BBV

Një debat ka agravuar mes Egli Takos dhe G Banit në Big Brother VIP pasi ky i fundit nuk...

Drejtori i ICITAP-it, pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë

📍Washington D.C Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u diskutuan...

Hasmëria mes fiseve mirditore/ Përplasje ndër vite dhe viktima mes fiseve Reçi dhe Bardhi

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen të Mirditës, dyshohen, se solli ekzekutimin mafioz të 30-vjeçarit Kristian Marku i njohur...

“Avancim për të gjithë”/ Komisionerja e BE për Zgjerimin: Shqipëria dhe Mali i Zi më mirë

Në fjalën e mbajtur përpara ligjvënësve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Europian, Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos përmendi edhe...

Zjarret në Los Angeles, rrezik i ri për zonën veri-perëndimore të qytetit

Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin Los Angelos në SHBA ende nuk kanë ndalur. Sipas të dhënave të fundit, një rrezik...

Lajme të tjera

Web TV