“Ka kryer vepër penale”, Çupi për postin provokues të Këlliçit: Kjo e trondit shoqërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Posteri “provokues” i Belind Këlliçit, i vendosur së fundmi në hapësira publike në kryeqytet ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët si dhe tek komunitetet fetare, të cilat e kanë dënuar gjestin.

Analisti Frrok Çupi, i pranishëm në studion e ABC News, u shpreh se ky akt është ofendim i pastër dhe shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, akte të tilla janë të dhunshme dhe e kthejnë shoqërinë shumë shekuj pas.

“Kjo është një përdorimi I një gjuhe të pahijshme. Pavarësisht se është gjuha e trupit, është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor e parashikon propagandën, por e lejon në bazë të normave të caktuara. Kjo e kapërcen edhe Kodin Zgjedhor, e kapërcen edhe ligin. Kjo shkel edhe mbi moralin. Kjo është e dhunshme, prindi ndihet keq para fëmijës, burri para gruas, i madhi para të voglit, dhe përgjithësisht është mesazh i keq që na jep politika”, tha ai.

Në pikëpamjen Çupit, kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka konsumuar vepër penale dhe si e tillë është e dënueshme nga ana ligjore.

“Për mendimin tim ka kryer një vepër penale, aq më shumë ka bërë propagande fyese në mjetet e informimit publik. Kushdo mund të kryejë akte të turpshme për të tërhequr vëmendjen, marrëzia është më tërheqëse, i magjeps njerëzit. Po ti shkojmë kësaj logjike, do të shkojmë në skuta shumë të errëta të shoqërisë. Kjo e trondit shoqërinë dhe e kthen në shekuj pas, dhe kjo godet vlerat e kombit, dhe godet gjithçka kombi të ndershme. Kjo fushatë ka dalë nga kontrolli i ligjit”, tha Çupi.

Të fundit

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta...

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës Sky ECC, pas akuzave publike...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV