Koronavirusi/ Fevziu kapet me Ramën: Ti nuk je padroni i këtij vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka folur mbi situatën emergjente të vendit e krijuar nga koronavirusi. Kreu i qeverisë theksoi se në QSUT janë të gjitha pajisjet e duhura mjekësore për të përballuar situatën deri më tani, edhe pse kjo sipas Ramës ndoshta nuk i shërben spektaklit televiziv. Në këtë rast ka ndërhyrë edhe Fevziu i cili iu drejtua Ramës se ‘ti nuk je padroni i këtij vendi’ .

Fevziu: Ka mjekë që çojnë mesazhe, të një prej mjekëve më të mirë në Shqipëri që ka disa pyetje mbi pajisjet mjekësore nëse ka pajisjet e duhura në QSUT.

Edi Rama: Personeli mjekësor që është në zonën e nxehtë të kësaj lufte i ka të gjitha mjetet mbrojtëse të të gjitha standardeve ndërkombëtare. I bën mirë kjo apo jo spektaklit televiziv.

Fevziu: Ti nuk je padron i këtij vendi!

Rama: Unë jam thjesht një i ftuar dhe jo padron, nuk kemi asnjë mungesë në pajisjet mjekësore. Nëse kolapsoi sistemi më ekselent si ai Lombardisë kjo i tregon të gjitha, por deri më tani janë të gjitha pajisjet.

Fevziu: Janë pyetje të mjekëve…

Rama: Këto janë pyetje kot…qeveria u ka vendosur 1000 euro në dispozicion edhe mjekëve dhe infermierëve. Kemi komunikuar edhe me studentët për t’u përgatitur edhe për skenarin më të zi. Por unë lutem që skenari më i zi të jetë shumë larg. Kështu si për tëmetin që nuk rrija këtu po rrija rrugëve, ashtu po rri edhe tani këtu non stop.

Fevziu: Ke frikë për veten?

Rama: As unë dhe askush nuk duhet të ketë frikë. Por fakti që nuk kemi frikë nuk duhet të na bëjë të pakujdesshëm.

Lexo edhe :  "Rusia furnizonte Iranin me armatime", Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Fevziu: Sa mendoni do të zgjasë kjo situatë?

Rama: Kjo është një luftë, por kemi izoluar Tiranën dhe Durrësin për të ulur agresivitetin e virusit. Ka disa trende që tregojnë se çfarë duhet të presim. Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është e këshillueshme që të bëhen teste kur nuk ndjen asgjë. Dhe janë mjekët që e vendosin. Lani duart, hapni dritaret, kujdesuni për të moshuarit dhe keni bërë detyrën tuaj.

Çfarë mesazhi keni për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha?

Rama: Kjo nuk është koha për platforma opozitare. Kjo është koha për të qenë një. Një opozitë e përgjegjshme është që nëse ka diçka për thënë shkon për ta thënë në kanalin institucional dhe jo në TV. Një opozitë që del dhe flet për maska të skaduara nuk është opozita. Të skaduara ishin edhe në Kanada maskat.  Të nxjerrësh një mjek të veshur si kozmonaut por ka një qëndrim skifozefrenik midis profesionit dhe politikës. Ishte një mjek që u nxor në TV si një shenjë se sistemi gjasme ka dështuar.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV