Këlliçi nuk tërhiqet: Me gisht dhe pa etikë kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Posteri nëpër rrugët e Tiranës, me dy gishtat e mesit lartë, ngjalli jo pak reagime e polemika nga kryeqytetasit, por Belind Këlliçi thotë se nuk do të tërhiqet.

Ai, siç u tha banorëve të njësisë 7 në Tiranë, është i vendosur të luftojë korrpsionin në bashki, në cdo mënyrë, etike dhe jo etike.

“Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit…i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë.

Analistët e mediave, që mbrojë nga mëngjesi deri në darkë korrupsionin, që mbrojnë inceneratorët fantazëm, që janë të gatshëm të thonë se kanë hypur në trenin elektrik të Erion Veliajt, që janë të gatshëm të dalin në media dhe të na numërojnë 1 milion pemët e Erion Veliajt.

Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të Bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj.

Ua them dhe njëherë, që pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës”

Vijoi më pas me akuza ndaj rivialit të tij, Erion Veliaj, për të cilin tha se është në ankth për shkak të programit që ai u paraqyet qytetarëve për garën e 14 majit.

“Plani im me pesë pika kryesore është makthi më i madh që ka sot Erion Veliaj. Pse? Merret me opozitën, merret me mua, merret me doktor Berishën, merret me qytetarët. Vete e keni dëgjuar të flasë diçka në shërbim e dobi të qytetarëve?

Ndërkohë që ne kemi: Autobusin falas; kemi nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, pa prekur sheshin, pa e dëmtuar një cm sheshin, dhe duke çliruar 60% të trafikut në qendër të Tiranës; kemi në plan ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave për çdo njësi në Tiranë; paketa ime rregullatore për uljen e taksave për biznesin e vogël, do t`i japë frymëmarrje të gjithë biznesit të vogël 45 mijë subjekteve në Tiranë dhe mbi të gjitha sigurisht 500 oazet që kemi premtuar”.

U bëri dhe një premtim tjetër qytetarëve, që nëse do të zgjidhet kryebashkiak, pas 14 majit, një ditë në javë do ia dedikojë pritjes me ta.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV