Nepali anulon ngjitjet në malin Everest, ‘çatia e botës preket’ nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Nepalit njoftoi se do të anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.

Mali Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës nga qeveria e Nepalit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Nepali fiton rreth 4 milion dollar në vit vetëm nga lejet e ngjitjes në Everest, përveç të ardhurave të tjera nga turizmi.

“Ne kemi vendosur të ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill,” tha Narayan Prasad Bidari, Sekretari i Zyrës së Kryeministrit.

Të gjitha lejet e lëshuara për këtë vit, por edhe për vitin e ardhshëm do të anullohen.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Nepal do të karantinohen për 14 ditë.

Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë, megjithëse kishte bisedime nga qeveria për të ngritur këtë shifër.

Dhe kjo nuk përfshin tarifa që paguhen zakonisht për kompanitë e udhëtimit, të cilat gjithashtu mund të shkojnë deri në dhjetëra mijëra dollarë. Nga ky vendim i qeverisë do të preken shumë biznese.

Të fundit

Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultatet e sondazheve, çfarë tregojnë prirjet e votuesve

Skena politike e Gjermanisë është dëshmitare e një ndryshimi ndërsa mbështetja për “koalicionin qeverisës semafor” po zbehet, e përkeqësuar...

Joe Biden nuk u ndahet gafave!/ “Happy Birthday” pa emër, bëhet virale (VIDEO)

Presidenti në largim Joe Biden së fundmi ka bërë një gafë gjatë pritjes së mirëseardhjes për anëtarët e rinj të Kongresit. Biden i këndoi këngën tradicionale 'Shumë...

Pse Parashqevisë iu hoq e drejta të ishte prind për djalin e saj?

Elton Ilirjani doli sërish publikisht në emisionin “Top Story”, në Top Channel, duke folur mbi të rejat në jetën e Parashqevi Simakut, teksa në...

Mjegulla mbulon urën e famshme “Golden Gate” në San Francisco

Mjegulla e dendur ka kapluar qytetin San Francisco, duke mbuluar pjesërisht edhe urën e famshme “Golden Gate”. Fotografi mbresëlënëse të urës janë kapur nga...

Kanada, dy gra të favorizuara për të pasuar Trudeau pas dorëheqjes

Pas dorëheqjes së Justin Trudeau nga udhëheqja e Partisë Liberale dhe si kryeministër, të gjithë emrat e pasuesit të tij tashmë kanë dalë në...

Lajme të tjera

Web TV