Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur udhëtoni me fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksplorimi i botës me fëmijët mund të jetë një përvojë fantastike. Një udhëtim krijon kujtime të paharrueshme, nxit kureshtjen te fëmijët dhe u jep atyre ide për botën dhe shoqërinë. Njëherësh, udhëtimet lidhen me lumturinë dhe kreativitetin. Por, a e dini që gjatë rrugës ndodhin edhe gabime? Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një arratisje në plazh apo në shtetet e Europës, ka disa gabime që duhet t’i shmangni për ta bërë përvojën tuaj të paharrueshme.

#1. Rezervimi i vendeve të ndara në avion

Në rast të papriturash gjatë udhëtimit është 100% e sigurt që fëmijët tuaj do të ndihen më mirë kur janë të ulur afër jush. Ndaj, nëse ju duhet më parë të zgjidhni vendet e uljes në avion, kundrejt edhe një çmimi ekstra, mos hezitoni ta bëni!

#2. Nuk merrni mjaftueshëm ushqim me vete

Kur jeni duke udhëtuar, nuk ka asgjë të çuditshme që fëmijët të ndihen të uritur. Për të shmangur situata të caktuara, paketoni ushqim me vete në sasinë e duhur për të përmbushur nevojat e urisë së fëmijëve tuaj.

#3. Merrni me vete pajisje të gabuara

Prindërit kanë maninë të marrin me vete karrocën e fëmijëve, krevatin, lojëra të paketuara apo sende të tjera të panevojshme gjatë ditëve të pushimit. Ju mund të kërkoni paraprakisht informacion nga hoteli nëse kanë në dispozicion krevate, karroca, përpara se të merrni gjëra të tilla me vete.

#4. Udhëtoni pa ndërruar rrobat e fëmijëve

Fëmijët janë një rrëmujë më vete, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtimet. Ata do bëhen pis, do luajnë, ndaj mirë është të merrni rroba me vete.

Lexo edhe :  Alarmante/ 9 nga 10 shoferë nuk mund të ngasin pa parë telefonin e tyre!

#5. Nuk tregoni kujdes për vlefshmërinë e pasaportave

Të gjithë prindërit, sidomos kur udhëtojnë me fëmijët, përpara se të bëjnë rezervimin e hotelit apo pushimet e dëshiruara duhet të shohin pasaportat dhe vlefshmërinë e tyre për të shmangur çdo situatë të pakëndshme përpara nisjes.

#7. Nuk merrni ilaçe me vete

Fëmijët sëmuren, sidomos në pushime kur ndërrohet vendi, ambienti etj. Kur nuk jeni afër shtëpisë, kërkimi i një farmacie është gjëja e fundit që doni të bëni. Ndaj, kur paketoni rrobat dhe gjërat e nevojshme fusni në valixhe dhe ilaçet pa recetë për fëmijët, si ato për temperaturë, shurup kolle, vitaminat etj.

#8. Nuk planifikoni ndalesa gjatë rrugës

Fëmijët e të gjitha grupmoshave nuk rezistojnë dot shumë në udhëtime të gjata. Ndaj, planifikoni ndalesa rrugës, sidomos kur udhëtoni me makinë. Një restorant me lodra, një park janë gjithnjë një ide e mirë./E.Ç

Të fundit

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Lajme të tjera

Web TV