“Ngela mes 4 rrugëve”/ Rrëfehet Luizi, zbulon pse i hoqën licencën e noterit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari Luiz Ejlli, në linjën e tij të jetës, ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira, që nga ndarja e deri te heqja e licencës si noter, për të cilën është komentuar shumë në media, teksa ai vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother”.

Ai rrëfen se pas ndarjes 10-vjeçare, ai mori një shtëpi me qira dhe vijoi punën në profesion si noter, por tregon se pas një kohe i hoqën licencën me pretekstin se e ka marrë në mënyrë të padrejtë.

Ai rrëfen se pas heqjes së licencës mbeti sërish mes katër rrugëve.

“Kur u kheva në Shqipëri fillova punë në profesion si noter në Tiranë. Nga kthimi filluan ato momentet e ftohjes mes meje dhe asaj për një zënkë momentale e vendosëm t’i jepnin fund.

Kam dalë nga shtëpia kam pasur vetëm makinën, ka qenë duke rënë shi, kam shty sediljen dhe kam fjet aty.

Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër.

Gjeta një shtëpi me qira dhe fillova avash-avash duke u ngritur derisa vendosën, të më hiqnin lincencën me pretekstin se e ke marrë në mënyrë të padrejtë dhe ngela prapë mes 4 rrugëve. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen”, rrëfeu ndër të tjera Luizi.

 

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV