Rriten shifrat, lojtari i Chelseas rezulton pozitiv ndaj testit të koronavirusit

Sulmuesi i Chelseas, Callum Hudson-Odoi, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, ndërsa tani ka ardhur edhe me një video-reagim pasi e kuptoi infektimin.

Hudson-Odoi bëhet i dyti i infektuar nga ky virus në Premier League, pas trajnerit të Arsenal, Mikel Artetas, ndërsa e gjithë skuadra e Topçinjve, tre lojtarë të Leicester Cityt dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, ndodhen në izolim.

Të premten në mëngjes (sot), lojtari anglez postoi një video për të lehtësuar frikën për gjendjen e tij.

“Faleminderit për të gjitha dëshirat tuaja të mira. Siç thashë në video po ndihem mirë dhe shpresoj të iu shoh së shpejti të gjithëve!!”,-tha Hudson-Odoi.

Ndërkohë klubi i Chelseas konfirmoi që e gjithë skuadra e ekipit të parë dhe disa nga stafi i Frank Lampardit do të izolohen pasi kishin kontakt me Hudson-Odoi./Fjala.al/