Rama thirrje grave në Pogradec: Në 14 maj mbyllni në shtëpi burrat me mendjen mbrapsht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit Ilir Xhakolli.

Rama tha se mandatin e ardhshëm qeveria do i dedikohet Pogradecit më tepër sesa Korçës, pasi sipas tij ka potencial të madh dhe të pazbuluar

“Atyre iu pëlqen erësira, iu pëlqen pisllëku, nuk e kanë problem fare. U pëlqejnë ndërtimet pa leje. U pëlqejnë ndërtimet e shëmtuara. Ndërkohë për ne është shumë e qartë. Duhet të luftojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan në vitin 2030”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste i drejtoi një thirrje grave të qytetit, duke nënkuptuar se burrat të cilët do votojnë kundërshtarin politik, duhet t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve.

“Mandati do të jetë i Korçës, jo i Pogradecit. Korça do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Unë do ju kërkoja më shumë në 14 maj. Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitonet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj”, tha Rama.

Të fundit

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Lajme të tjera

Web TV