Të rinjtë të rrezikuar nga infarktet/ Ja shenjat që s’duhen neglizhuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infarktet tek të rinjtë janë kthyer në një fenomen shqetësues për mjekët.

Në një intervistë për Euronews Albania, kardiologu Agron Meshi fajëson stilin e jetesës si faktor kyç për rritjen e rasteve.

“Mosha 40-vjeçare që më përpara nuk ishin, kjo ka ardhur për shumë arsye, pjesa e stresit, duahnpirja, diabeti shumë i përhapur, në qoftë se ne bëjmë 10 pacientë, gjysma janë me diabet. Pastaj janë kequshqyerja, hipertensioni arterial”, thotë kardiologu.

Mjekët referojnë se shpesh pacientët i nënvlerësojnë shenjat e infarktit dhe vijnë vonë në spital.

“Shpesh vonohen, brenda 60 minutave do të ishte koha më e mirë. Dhimbja e gjoksit është e para, kjo shoqërohen me mpirje të krahut të majtë ose të djathtë, shtrëngimet në pjesën e fytit”, tregon mjeku.

Aktiviteti i sforcuar fizik në disa raste mund të jetë edhe fatal, ndaj mjekët rekomandojnë që të rinjtë të mos anashkalojë konsultën me kardiologun përpara nisjes së palestrës..

“Pavarësisht se është moshë e re, mund të ketë një gjë gjenetike që nuk e di, ai duhet të bëjë një vizitë, thjesht një EKG sepse mund të ketë diçka të lindur dhe gjatë aktivitetit fizik bën dhe arrest kardiak”, shprehet ai.

Ecja pa ndërprerje me ritëm të shpejtë në një distancë prej 5 kilometrash në ditë, sipas mjekëve është terapia më e mirë për një zemër të shëndetshme.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV