Artistët në mbështetje të Veliajt/Ironizon Hoxha:Po “Pleqtë e Krujës” pse nuk prononcohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sërë artistësh shqiptarë kanë dalë hapur në mbështetje të kryebashkiakut dhe kandidatit socialist të Tiranës, Erion Veliajt.

Për këto video të publiokuara nga artistët, ka reaguar së fundmi gazetari Artan Hoxha. Me tone ironike ai thotë se ka parë të gjithë ajkën artistike të kombit nga çdo cep i globit me videomesazhe për Veliajn.

Ai pyet në rrjetet sociale se përse nuk prononcohen edhe “Pleqtë e Krujës” si Rita Ora, Ermal Mamaqi, Rigels Rajku e artistë të tjerë.

“Pasi pashë gjithë ajkën artistike të kombit, që mbështeti nga çdo cep i globit, haptazi dhe qartazi me videomesazh, kryetarin e Bashkisë së Tiranës në detyrë Erion Veliaj dhe padiskutim tashmë fituesin e 14 majit, befas me lindi një dilemë e fundit!!!

Nga e superstari Rita Ora, gjiganti Ermal Mamaqi, i madhi Noizy, madje edhe lama e Kopshtit Zoologjik, e ardhur nga Amerika Latine janë në mbeshtetje të Lalit Erit, po këta kodoshët “Pleqtë e Krujës”, pse nuk prononcohen vallë???!!!

A thua mos na bëjnë ndonjë marifet dhe kalojnë në minutën e fundit me Belon???!!!

Le ta provojnë po të duan, vetëm nëse kanë ndërmend ta kalojnë pleqërinë, duke e parë kryeqytetin nga Sari Salltiku mbi malin e Krujës”, thekson gazetari me ironi.

Artistët, në mbështetje të Veliajt/ Ironizon Artan Hoxha: Po

Të fundit

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Lajme të tjera

Web TV