Agim Nesho: Pse Rama kërkon të zbehë lidershipin amerikan në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë së Lirsë, Agim Nesho është shprehur se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa thekson se vetë kryeministri Edi Rama kërkon të zbehë lidershpin amerikan në Shqipëri.

Gjithashtu ai thekson se kryeministri Rama po përdor instrumentet e politikës amerikane në mënyrën më selektive duke përdorur pushtetin e tij.

E plotë:

Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Dhe kjo ndjenjë fisnikërie dhe mirënjohje e një populli për SHBA-në nuk lëkundet nga politikat dhe lidershipi amerikan apo ngjarjet në SHBA. Sondazhi i fundit i Gallup, institucion serioz amerikan për sondazhet e opinionit publik, ka nxjerrë disa të dhëna të cilat ja vlen ti analizojmë. Midis dy vendeve të populluara nga shqiptarët, Republika e Kosovës dhe Shqipëria, ka një diferencë të theksuar të numrave të besimit dhe përkrahjes për lidershipin amerikan: Kosova 90 % me një rritje +1 % dhe Shqipëria 69 % me një rënie prej -13 % nga viti i kaluar kur përkrahja ka qenë 82 %.

 

Po cilat janë arsyet për një rënie të tillë kur dihet se shqiptarët nuk vlerësojnë politikat e administratave por e gjykojnë SHBA-në si simbol të lirisë, demokracisë dhe përkrahjes së fortë të cështjes Shqiptare? Si është e mundur që SHBA vetëm vitet e fundit ka mbështetur Shqipërinë me anëtarësimin e saj në NATO, me dhënien e Bazës së Kucovës për të mundësuar garanci për sigurinë e saj, ka zgjedhur Shqipërinë si bashkë-penmbajtëse në Këshillin e Sigurimit dhe po përpiqen të rrisin investimet e tyre? Arsyeja të con vetëm në një konkluzion: keqqeverisja e Shqipërisë dhe keqpërdorimi i SHBA-së nga autokrati i korruptuar i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Le të shohim analizën më në detaje.

Së pari, Rama pavarësisht se ka ndërtuar një regjim korruptiv, abuzues, ka kapur shtetin e së drejtës, sillet sikur është i zgjedhuri i tyre në Shqipëri. Për një periudhë Rama është sjellë sikur përfaqëson interesat e SHBA-së në Shqipëri duke polarizuar politikën Shqiptare. Opinioni publik nuk e pranon monopolizimin e marrëdhënieve me SHBA nga një individ.

Së dyti, akuza amerikane kundër McGonigal, ku Rama rezulton se ka tentuar të manipulojë dhe korruptojë individë të institucioneve amerikane për të goditur liderat e opozitës, ish-presidentin e Republikës, ka revoltuar opinionin publik, i cili kërkon një distancim të qartë të administratës ndaj veprimtarisë së zotit Rama dhe që drejtësia të funksionojë.

Lexo edhe :  PD bën publik uebisite-in për diasporën

Së treti: Dihet që politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, nga cdo administratë e SHBA-së bazohen në marrëdhëniet me popullin Shqiptar. Por arroganca e Ramës edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve amerikane: ndaj sekretarit të shtetit (nuk mund të më tregojë se kë duhet të kem shok); apo ambasadores amerikane (më duket sikur është sekretare e komitetit të partisë së punës); apo opinionet e tij për presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016 si turpi i civilizimit, tregon se Rama ka si garantues të pushtetit të tij grupe interesi në SHBA, sic është fondacioni Soros. Mungesa e qëndrimeve nga zyrtarë amerikanë, diplomatë, të cilët janë të angazhuar edhe në diskutimet dhe cështjet më të zakonshme, ka krijuar një ndjenjë mospëlqimi në opinionin publik. Për opinionin public mbeten të panjohura se cilat janë interesat e grupeve të presionit dhe ku janë reagimet e institucioneve të SHBA-së.

Së katërti, Rama përdor instrumentet e politikës amerikane në mënyrën më selektive duke relativizuar dhe përdorur për pushtetin e tij. Përdorimi pa kriter i ‘non grata’- s për liderin e opozitës, Sali Berisha, ka krijuar një kundër-reagim popullor, ku opinioni publik gjithmonë e më shumë mendon se Rama dhe lobistët e tij janë shtytësit kryesorë për këtë qëndrim. Për më tepër kur Rama është protektori i ‘non-gratave’ të tjera, të cilët janë pjesë e aleancave të tij në parlament, ose i përdor për vota në Durrës apo në qytete të tjera.

Ka vetëm një arsye pse Rama kërkon të zbehë politikën amerikane në Shqipëri: Zgjatjen e pushtetit të tij personal.

Si përfundim, kjo rënie e madhe e pëlqyeshmërisë së lidershipit amerikan në Shqipëri ka vetëm një emër, Edi Rama. Interesat e SHBA-së janë të mëdha dhe afatgjata në Shqipëri dhe nuk mund të mbeten peng e një aventurieri politik, të korruptuar, që po i bëhet një peshë e madhe dhe e panevojshme SHBA-së.

Ka vetëm një rrugë korrigjimi. Largoni shikimin nga Rama se pjesën tjetër e bën një popull i mbushur me urrejtje për Autokratin, që po e largon Shqipërinë nga rruga perëndimore.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV