Nuk ka limit! Qiratë e banesave vijojnë të rriten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë nxjerrë në pah se çmimet e qirasë shënuan rritje përgjatë gjithë vitit 2022.

Kjo ndikuar edhe nga kërkesa gjithnjë e më e lartë për marrje apartamentesh me qira.”

Konsulentët imobilarë vërejnë se edhe në muajt e parë të këtij viti qiratë kanë pësuar rritje për disa faktorë.

“Në tregun imobilar ne kemi sot mungesë apartamentesh, kemi një fluks të shtuar të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë me qira, për rrjedhojë çmimet vazhdojnë të jenë të larta”, tha Orgest Beti, konsulent imobilar.

Për marrje banese me qira, të huajtë nuk preferojnë vetëm Tiranën.

“Sigurisht Tirana ka kërkesën më të lartë, bregdeti po ashtu, Vlora, Durrësi, Qerreti, Saranda. Unë e them dhe me humor, të dalësh në bulevard në Sarandë dhe Vlorë tashmë komunikimi zyrtar është anglishtja dhe italishtja.”

Sa kohë që kërkesa në treg do jetë më e madhe sesa oferta, çmimet sipas konsulentëve imobilarë do mbeten të larta.

“Minimalisht një apartament në Tiranë nuk ka nën 350 Euro, po ka edhe apartamente që arrijnë në 1000-1500 euro, kryesisht pallate të reja. Çmimet sigurisht do vijnë në rritje.”

Kthimi i një pjese të emigrantëve për të investuar në Shqipëri ka ndikuar po ashtu në rritjen e çmimit të qirasë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Të fundit

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

Lajme të tjera

Web TV