Ish-mjeku i Enver Hoxhës tregon si të mbroheni nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mjeku i diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo u ka bërë një apel të sëmurëve me diabet, veçanërisht moshës së tretë që të tregohen të kujdesshëm me shëndetin e tyre që të mos preken nga koronavirusi.

Kalo ka dhënë edhe këshillat e tij, ndërsa ka theksuar se “Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit tuaj në kundërvënien ndaj virusit.”, shkruan mjeku Isuf Kalo.

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Në periudhën kur edhe vendi ynë është tashmë i përfshirë në pandeminë vrastare të koronavirusit një nga kontingjentet më lehtë të prekur dhe potencialisht më të rrezikuar nga ana shëndetësore prej tij jeni ju veçanërisht ata më të moshuar ndër jush, me sëmundje të tjera shoqëruese dhe aktualisht me çrregullim të ekuilibrit te diabetit.

Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit tuaj në kundërvënien ndaj virusit.

Në këtë kontekst si një ndër specialistët veteran në trajtimin e kësaj sëmundje ju bëj apel ti përkushtoni kujdes të veçantë, zbatimit rigoroz me zell si kurrë ndonjëherë tjetër, udhëzimeve dhe mjekimeve që ju kanë dhënë kolegët endokrinolog në të gjithë territorin e vendit.

Mos hezitoni t’i kontaktoni ata ose mjekun tuaj të familjes për t’ju ndihmuar të arrini ekuilibrimin e dëshiruar të sëmundjes si një nga masat paraprake të forcimit të organizmit në përballje me virusin.

Lexo edhe :  Flet vëllai i 56-vjeçarit viktimë në Fier: Kisha dy vite pa folur, nuk e linte gruaja

Jam i sigurt që ata do të jenë në dispozicionin tuaj nën shembullin frymëzues të kolegëve tanë infeksionist që po luftojnë në frontin e parë me coronavirusin, këtë përbindësh mikroskopik të ri.

Rini gjatë kësaj periudhe të vet izoluar në shtëpi…Pini ujë shpesh edhe pa patur etje, Kryeni lëvizje brenda banesës apo në shkallët brenda pallatit dhe kontrolloni sipas udhëzimeve me aparatet që dispononi nivelin e sheqerit në gjak.

Është plotësisht e mundur që Diabeti të stabilizohet në nivelet e dëshiruara . Ne do të jemi të përkushtuar krahë jush .

Në se gjatë periudhës së vetizolimit çdo njeri nga ju do të ketë ndonjë çështje a problemë për të sqaruar mund pa ngurim të konsultohet në telefon edhe direkt me mua në numrat ;069 20 62 005,- 068 208 99 11 ose 067 20 67 453. Coronavirusin do e mposhtim së bashku. Faleminderit paraprakisht për besimin dhe bashkëpunimin

Të fundit

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme Rekomandimet verore, si...

1915 – Shtetet e Bashkuara nisin një okupim 20-vjeçar të Haitit

Më 28 korrik 1915, trupat e marinës amerikane zbarkuan në Haiti, duke nisur një pushtim ushtarak që do të zgjaste dy dekada, deri në...

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

Eduard Zaloshnja Më 2022 u regjistruan në Shqipëri 7.5 milionë hyrje me pasaporta të huaja (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) - një rritje prej 17.7%, krahasuar me vitin para pandemisë...

Lajme të tjera

Web TV