Juristja habit me deklaratën: Ja dita kur Berisha do të “izolohet” edhe nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian synon që të miratojë një sërë masash të reja me qëllim luftën kundër korrupsionit.

Këto masa, nëse do të marrin miratimin nga Komisioni Evropian, do të shërbejnë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit prej 27 anëtarësh.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë për “Special Report”, u pyet edhe se si ndikon kjo masë tek Sali Berisha i cili tashmë është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania.

Sipas juristes, nuk do të jetë e largët dita ku Berisha do të “izolohet” edhe nga BE. Ajo shtoi se kjo mund të ndodhë edhe me figura të tjera politike në vend.

“Mendoj se edhe pa e thënë ne, vetë Berisha e di këtë gjë sepse të kompleksion fajësia. Mendoj se pas shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania, nuk do të jetë e largët edhe dita e BE, i cili nuk mund ta shpallte më përpara se duhet një bazë ligjore ose një paketë aktesh.

Për herë të parë po aplikohet kjo procedurë. Mendoj që edhe për Metën dhe shumë figura të tjera që kanë kohë që nuk kanë kohë më marrëdhënie me Evropën.

Thjesht do të formalizohet një vendim që këto vende e kanë marrë.

Berisha por edhe deputetë të tjerë non grata nga SHBA besoj se i kanë dosjet gati për t’u trajtuar nga BE. Puna është që të funksionojë edhe drejtësia shqiptare dhe të mos shikojmë nga BE dhe Amerika.”, shtoi Gjikondi.

Të fundit

A e ka arritur truri i njeriut limitin e vet?

Çfarë është inteligjenca? Kjo duket si një pyetje direkte me një përgjigje direkte – fjalori anglez nga Oksford e...

Fruthi, apel për vaksinim/ Në 3 muaj preken 12 fëmijë, shumica të pavaksinuar

Në shumë vende të Europës shpërthimet e fruthit janë kthyer në  shqetësim për autoritetet shëndetësore.  As në Shqipëri nuk mungojnë rastet ndonëse jo në...

Kaprolli në Kodrat e Liqenit: Kopshti zoologjik sqaroni situatën dhe ofrojnë ndihmë

Pas publikimit të lajmit nga një portal mbi praninë e një kaprolli në kodrat e Liqenit, ju bëjmë me dije se ai nuk i...

Pikë referimi për botën e biznesit, konfirmohet nënkryetari i “Confindustria Albania”

Asambleja e anëtarëve të “Confindustria Albania” konfirmoi Mario Tonucci-n në rolin e Zëvendës Presidentit të Shoqatës, me përgjegjësi për marrëdhëniet me institucionet shqiptare. Tonucci, themeluesi...

U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes

Rreperi Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, vdiq në ditën e ditëlindjes së tij të 39-të në Atlanta, pas një konfrontimi me policinë. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV