Barça sfidon “Sheikët”, presidenti i La Ligas vendos kushte për rikthimin e Messit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi do të largohet me parametër zero në fundin e këtij sezoni nga Paris Saint-Germain. Argjentinasi dhe francezët nuk do të vijojnë bashkëpunimin pas mosmarrëveshjeve të fundit me “pleshtin” që është gjithnjë e më shumë pranë një rikthimi te Barcelona.

Edhe pse në fakt, katalanasit do t’i duhet të garojnë me sheikët nga Arabia Saudite, Al Hilal të cilët i kanë propozuar Messit plot 400 milionë euro në sezon. Gjithsesi, Barça shpreson tek nostalgjia e sulmuesit për ngjyrat blaugrana teksa për të afruar Messin do të duhet të bëjë disa sakrifica të cilat i ka sqaruar sërish presidenti i LaLigas-s, Javier Tebas.

 

Ky i fundit thekson se për të firmosur me Messin, Barcelona fillimisht duhet të shesë dhe nga ana tjetër, vetë 35-vjeçari duhet të pranojë një pagë inferiore nga ajo që përfiton në Paris.

“Nëse Barcelona firmos me Messin, atëherë ju siguroj se sulmuesi do të përfitoj një pagë më inferiore nga ajo që përfiton te PSG. Rikthimi i Messit te Barça është i kushtëzuar edhe nga shitja e lojtarëve. Katalanasit duhet të shesin dhe sipas këndvështrimit tim, Barcelona mund të marrë një shumë të majme nga largimi i disa lojtarëve”, u shpreh Tebas.

Të fundit

Mos harroni, merrni me vete çadrat/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites ku në...

Do të keni takime interesante…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten Mërkuri dhe Venusi në aspektin e shkëlqyer favorizojnë mundësi të reja, veçanërisht në dashuri. Megjithatë,...

Dramë deri në fund, Real Madrid mposhtet por kualifikohet pas penalltive në çerekfinale

Real Madrid ka siguruar biletën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me penallti Atleticon pas një ndeshje shumë të tensionuar . Ndeshja...

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik që keni mbledhur ndër vite. Ose,...

Lajme të tjera

Web TV