“14 majin është një votë për të ndryshuar Shqipërinë”/ Berisha: Të përmbysim monizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim elektoral në veri të vendit me kandidatët për bashkinë Mat, Skënder Gjuci dhe bashkinë Klos, Bedri Hoxha.

Në fjalën e tij Berisha tha se vota për 14 majin është një votë për të ndryshuar Shqipërinë, me të cilën qytetarët do të përmbysin monizmin.

“Këta janë sekti i vjedhjes.

Rilindje do të thotë, vjedhje, mashtrim, mashtrim dhe vjedhje. Ndaj dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët në një palë zgjedhje nuk kanë votuar më shumë se kësaj radhe për veten e tyre, për qenien e tyre, për mbrojtjen e tyre nga një hajni e paimagjinueshme.

Vota për Skënder Gjucin dhe Bedri Hoxhën është mbi të gjitha votë për ndryshimin e Matit dhe Klosit, është votë për përmbysjen e monizmit, për largimin e të gjithë  pushtetit nga duart e një hajduti, siç është Edi Rama dhe klonet e tij.

Çdo biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do të ketë një lehtësim të madh në taksa, çdo qytetar do të ketë shërbimet që meriton, çdo fermer, do të ketë subvencionin që meriton. A e dini se çfarë ndodh sot. Në qoftëse Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, Edi Rama jep 43 euro për hektarë. Por kush i merr ato 43 euro. Fermeri merr vetëm 3 euro, 40 euro i marrin Agronët e tij, i marrin hajdutët e tij nëpunës”, tha Berisha.

Të fundit

“Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria amerikane po përpiqet të qetësojë frikën për një shpërthim...

“The Guardian”: Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit. Ai mund të imagjinojë se ka arritur një fitore të lehtë, por bota ka...

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia...

A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

Nga Frank Gardner, BBC Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për...

Sulmet Iran-Izrael, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Ministri bën me dije se evakuimi i dy...

Lajme të tjera

Web TV