KQZ kërkon kompensimin e kohës televizive për partitë e vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror  i Zgjedhjeve, Ilirian Celbashi kërkoi të shtunën nga operatorët audiovizivë që të kompensojnë kohën televizive për fushatën e partive që nuk janë pasqyruar sipas përcaktimeve ligjore.

“Nga sot, operatorëve u kërkohet që të bëjnë kompensimet e minutazheve për subjekteve që përfitojnë,” tha Celibashi pas shqyrtimit të raportit të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Celibashi po ashtu paralajmëroi sanksione për ata operatorë që dalin jashtë fashave të përcaktuara orare për reklamat politike.

Raporti i AMA-s konstatonte se një numër televizionesh nuk kishin respektuar përcaktimet ligjore në pasqyrimin e drejtë dhe të barabartë të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas raportit, 4 subjekte vendore nuk kanë respektuar detyrimin ligjor për depozitimin e regjistrimeve të transmetimit për periudhën kohore 14-30 prill.

Në disa televizione nuk është respektuar, sipas AMA-s, dhënia e kohës së barabartë televizive në edicionet informative dhe për të gjithë këto subjekte kërkohet kompensim i kohës televizive për partitë që u është mohuar.

AMA konstaton gjithashtu problematika dhe në respektimin e kohës për reklamat politike, ku në një 1 rast, minutazhi i lejuar 90 minuta ishte tejkaluar, ndërsa në 7 raste nuk ishin respektuar fashat orare për këto reklama sipas ligjit.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie ose të një koalicioni, Kodi Zgjedhor parashikon kompensimin e partive apo koalicioneve të diskriminuara me minutazh shtesë brenda 48 orëve.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ ka gjithashtu fuqinë që kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, të gjobisë operatorët audiovizivë vendorë me masë administrative 1,5 milionë lekë dhe operatorët kombëtarë me 3 milionë lekë.

Lexo edhe :  The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se parashikimet e Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar gjatë 15 ditëve të para të fushatës dhe vetëm një nga shtatë partitë e vogla parlamentare –Partia e Lirisë (PL) që udhëheq koalicionin Bashkë Fitojmë – ka marrë një kohë mediatike proporcionale me partitë e mëdha.

Ndërkohë, gjashtë partitë e tjera parlamentare – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Social Demokrate (PSD), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Republikane (PR), kanë marrë mbulim mediatik 10 herë më pak nga çfarë u garanton ligji.

Ngjashëm me partitë, edhe bashkitë e vogla kanë marrë pak vëmendje mediatike gjatë kësaj fushate zgjedhore, ndërkohë që mbulimi mediatik është fokusuar kryesisht te liderët e partive poltike dhe në garën elektorale për bashkinë e kryeqytetit.

Celibashi urdhëroi të shtunën edhe heqjen brenda 24 orëve  të të gjitha reklamave të Partisë Socialiste në aksin rrugor Tiranë-Durrës pas një denoncimi të organizatës KRIIK se materialet nuk kishin respektuar detyrimin ligjor për të shënuar subjektin politik që i ka prodhuar. Po ashtu u urdhërua heqja e reklamave politike të PS-së dhe të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në disa bashki, pasi nuk ishin respektuar përcaktimet ligjore për vendosjen e tyre.

Të fundit

Temperaturat e larta/Qeveria merr vendimin drastik për qarkullimin e automjeteve të rënda

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me...

Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar me 2005-ën, kemi trefishim të...

Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ “Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe”

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës...

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse të dy prindërit ndikojnë në...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lajme të tjera

Web TV