Sula ngre shqetësimin: Njerëzit nuk kanë mundësi të pinë një kafe apo të hanë një darkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me shpopullimin e vendit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, deputeti ka shpërndarë nëj video të Belshit, ku rrugët shihen bosh, ndërkphë që më parë sipas Sulës qyteti gumëzhinte nga banorët dhe turistët.

Ai shkruan se mbyllja e gjithë jetës shoqërore dhe ekonomike në një orar të hershëm do të thotë që njerëzit nuk kanë mundësi të pinë një kafe, të blejnë një gjë më shumë në market, të dalin në një darkë dhe të gjitha këto ndikojnë në ekonominë e vendit që ka një efekt zinxhir e përfundon deri në pamundësinë e gjenerimit të parave për pensionistët.

Postimi i plotë:

Trishtimi që mbjell shpopullimi!

Video që shihni të postuar më poshtë, është xhiruar mbrëmjen e së shtunës në orën 21:20 minuta. E filmova këtë moment sepse më krijoi një ndjenjë keqardhje shumë të madhe.

Më përpara, në fundjavë Belshi gumëzhinte nga banorët e qytezës por edhe nga ata që vinin nga fshatrat por edhe nga turistët. Por mbrëmë, ora 21:20 ishte njësoj sikur ora 2:00 e mesnatës. Baret, restorantet, maketet, farmacitë ishin mbyllur të gjitha. Në Belsh vetëm disa dritare shtëpish kishin drita, të tjerat ishin boshë.

Shpesh herë kam ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit. Sot po jua tregoj në një mënyrë që e kuptoni të gjithë besoj. Në Belsh nuk ka më të rinj dhe burra e gra të moshës së mesme. Si në çdo qytet të vendit, në Belsh kanë mbetur vetëm disa të rinj që numërohen me gishtat e dorës dhe disa burra e gra në prag të pensionit.

Veç trishtimit që të krijon psikologjikisht kur sheh këtë video në të cilën që në orën 21:20 mbyllet jeta, ka edhe pasoja të tjera katastrofike.

Lexo edhe :  Spitali i Kavajës drejt fundit të punimeve, Koçiu: Investim me standarde të reja shërbimi

Mbyllja e gjithë jetës shoqërore dhe ekonomike në një orar të hershëm do të thotë që njerëzit nuk kanë mundësi të pinë një kafe, të blejnë një gjë më shumë në market, të dalin në një darkë. Të gjitha këto ndikojnë në ekonominë e vendit që ka një efekt zinxhir e përfundon deri në pamundësinë e gjenerimit të parave për pensionistët.

Këto nuk janë parrulla për luftë politike, por është një realitet i hidhur që kërkon vëmendjen e të gjithë qeverisë për të ndryshuar situatën.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV