Koronavirusi/Rama: S’dihet sa kohë do zgjasë vetizolimi, nga nesër ndërpritet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama duke folur në komunikimin e tij të përditshëm me qytetarët përmes Facebook-ut lidhur me situatën e koronavirusit, theksoi se ende nuk dihet se sa do të zgjasë vetizolimi i gjithsecilit.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se duke nisur nga dita e nesërme edhe qytetet e tjera të vendit, ashtu si Tirana dhe Durrësi, do të vendosen në karantinë, duke ndaluar qarkullimin rrugor midis tyre.

Ai i bëri thirrje edhe televizioneve që të ndërpresin emisionet që kanë më shumë se dy persona. Ndërsa saktësoi se qeveria po bën gati aktin normativ të sanksioneve ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat në mbrojtjen ndaj koronavirusit.

Shumëkush shqetësohet me të drejtë se deri kur do t’u shtrëngohemi masa shtrënguese, këtë nuk e dimë. Sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën ndaj këtij armiku që vjen me panjohura të mëdha. Mos harroni se 80 për qind e atyre që kanë simptoma e kalojnë me sukses këtë sëmundje.

Kemi ndërprerë të gjitha lëvizjet me Greqinë. Transporti i mallrave nuk do të ketë ndërprerje. Njësoj siç e kemi me Italinë. Maqedonia e Veriut e ka mbyllur kufirin duke e vendosur Dibrën e Madhe në një masë të madhe shtrënguese. Po ashtu edhe Turqia. Nesër perimetri kufizues do të shtrihet në Elbasan, Fier, Shkodër, Vlorë etj.

Nga dita e diel, do të ndalohet jo vetëm qarkullimi por edhe qarkullimin në rrugët nacionale që lidhin qytetet me njëra tjetrën. Do të ndalohet edhe qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve. Do të qarkullojnë vetëm automjetet e lejuara në perimetrin Tiranë –Durrës.

Sot kemi hartuar edhe aktin normativ për sanksionet. Sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të shkojnë duke u përshkallëzuar. Shërbimet televizive duhet të ndërpresin emisionet që punojnë më shumë se dy persona.

Gjithashtu të ndalojnë edhe përdorimin e ajrin e kodicionuar pasi ndihmon përhapjen e koronavirusit. Të nxjerrim më të mirën nga vetja duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Më e mira do të bëhet dhe çfarëdo çmimi që do të duhet të paguajmë ndaj kësaj lufte të madhe, më të fortë do të dalim nga kjo luftë”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  “Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Të fundit

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por...

Lajme të tjera

Web TV