Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në konferencën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, në kuadar të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatë së Lartë dhe Ditës Kombëtare të Drejtësisë, u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, pasi ngritja dhe realizimi i saj, duke përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore.
Begaj nënvizoi se, cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë.
“Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë.
Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur,të vendosjes së barazisë para ligjit.
Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent.
Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm,synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016.
Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i sja përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashkimeve ligjore.
Duhet garantuar aksesi në drejtësi,nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore.
Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi.
Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë.
Pavaresisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj.
Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm,integritet,paanëshmëri”, tha Begaj.