Fjalim lamtumire? Yuri Kim: Pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në takimin me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, ku tha se mandati i saj në vendin tonë është drejt fundit.

Megjithatë sipas Kim, e vetmja gjë që nuk do të ndryshojë, pavarësisht se kush do të zgjidhet pasuesi i saj në ambasadë, është mbështetja e SHBA-ve në vendin tonë.

Kim tha se Reforma në Drejtësi, dhe plotësimi i të gjitha vendeve vakante në shkallët e gjyqësorit, është një prej prioriteteve të SHBA në vendin tonë, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të jetë i pandëshkueshëm përpara ligjit.

Gjykata e Lartë ka shumë gjëra për të qenë krenare, nga 19 sot ka 16 anëtarë, duhet të plotësohen sa më shpejt 3 vendet vakante. SHBA janë krenare që e mbështesin Gjykatën me ekspertë për të ulur stokun e dosjeve.

Reforma në Drejtësi po funksionon vërtetë, në fund ju mund të keni sa më shumë mbështetje ndërkombëtare, por i takon Shqipërisë që të veprojë.

Themeli i reformës në drejtësi, është ndarja e gjyqësorit nga politika, por kjo është e pamundur nëse mbizotërojnë modelet e vjetra. Ruajtja e integritetit dhe pavarësisë së drejtësisë, janë thelbësore për procesin.

Janë vendosur të gjithë mekanizmat, të gjithë zyrtarët publikë pa përjashtim, pa përjashtim, duhet të udhëhiqen nga parimet e shtetit ligjor. SHBA mbeten  të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë, puna që ju po bëni është thelbësore për integrimin.

Pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri, por ajo që unë mund të them mesiguri është se mbështetja e SHBA për sistemin e drejtësisë nuk ka për të ndryshuar.

Na është dashur që me të gjithë që jeni këtu kemi bërë biseda të vështira, por ju duhet të kuptoni se kur ne themi që reforma në drejtësi duhet të bëhet, ne e dimë që Shqipëria ka mundësi që të arrijë gjëra më të mëdha.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV