Igli Cara: Do i kthejmë qytetarëve bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turi i fushatës së “Bashkë Fitojmë” ka vijuar dje në Durrës në një takim përbyllës. Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve ka bërë entuziastë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatët e bashkisë Durrës, Shijak dhe Krujë.

Kandidati për bashkinë e Durrësit Igli Cara, në fjalën e tij u shpreh se Durrësi do të votojë më 14 maj ndryshimit, ndërsa shtoi se bashkia do u kthehet qytetarëve. Cara shtoi se vendimet në të mirë të qytetarëve do të merren me referendum, çka do t’i japë fund arrogancës së deritanishme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka renditur edhe pikat e programit të tij elektoral dhe punët që do të bëhen në të mirë të qytetarëve të Durrësit. “Ne ia dolëm së bashku të bëjmë një fushatë model e të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës, përballë makinacioneve të mazhorancës.

Ne ia dolëm që ëndrrat e shpresën për Durrësin e së nesërmet ta planifikonim së bashku. Ia dolëm të bëjmë mbarë demokratët dhe për këtë Durrësi është model. Sepse Durrësi jemi ne! Bashkë kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 maj do nisë nga vota juaj. Bashkë kemi bindjen se do kthejmë bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako tek qytetarët.

Do marrim me referendum të gjithë vendimet e rëndësishme për qytetarëve duke i dhënë fund arrogancës së piktorit dhe klientelizmit të betonizimit të mëtejshëm të qytetit, përçudnimit të vijës bregdetare përmes velierës dhe projektit Rama-Dako –Sako të shkatërrimit të Portit nën etiketën “Dubai-Alabbar”-, tha Cara.

 

 

 

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV