Fundi i Berishës në politikë?/ Meta: Ai s’ka filluar akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ende s’ka filluar me politikën.

Në emisionin “Opinion”, Ilir Meta tha se ka bërë marrëveshje politike më të, e po ashtu se nuk ka asnjë tendencë t’i marrë Partisë Demokratike elektoratin, duke qenë se në këto zgjedhje lokale, PD dhe PL garojnë bashkë nën siglën e “Bashkë Fitojmë”.

PJESË NGA BISEDA: 

Baton Haxhiu: Ju dëshironi që këtë fundin e Berishës në politikë…

Baton Haxhiu: Fundin e Berishës në politikë.

Ilir Meta: Po ai s’ka filluar akoma mo!

Baton Haxhiu: Mirë, mirë e di. Më lër ta bëj pyetjen, pastaj thuaj s’ka filluar akoma. Ta trashëgosh pa një mund tëndin dhe gjithë këtë elektorat ta fusësh në Partinë e Lirisë?

Ilir Meta: Është shumë e madhe Partia Demokratike, as që më shkon mendja.

Baton HaxhiuSi do ta bësh bashkën një elektorat jo konfliktual, po as miqësor në një të ardhme ose pas ditës së Dielë, të Hënën ça do t’i bësh atij? Dhe cila do të jetë kauza jote politike pas datës 14 Maj?

Ilir Meta: Jam shumë dakord. Dy janë kauzat e mia dhe për këto kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha. Transparencë absolute, bashkitë, këshillat bashkiake në gjithë Shqipërinë dhe kjo është një gjë në interes të qytetarëve.

Të fundit

Nisin punimet për urën që nis Siçilinë me Italinë, kostoja… marramendëse!

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të...

Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes dy lojtarësh, por një ushtrim...

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Lajme të tjera

Web TV