14 maji/ Celibashi letër Çelës, Dumanit dhe Rrumbullakut: Parandaloni krimet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të ’14 Majit’, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Ai kërkon koordinimin e punës për të shmandur incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

LETRA:

Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Mbi sa më lar, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit.

Kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave

Pak ditë para '14 Majit'/ Celibashi u dërgon LETËR

Ditën e dielë do të zhvillohen zgjedhjet lokale për 61 bashkitë në vend.

Të fundit

Basha: SHBA nuk është tërhequr nga SPAK!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për...

“Bllokim në 8 dhe 9 mars në Unazën e Madhe”/ ARRSH: Qarkullimi do të ndalojë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë e Unazës së Madhe të...

Meta “lirohet” me 12 maj/ Ish-kreu i Partisë së Lirisë del nga burgu, nëse merr mandatin

Sali Berisha duket se po i kthen borxhin Ilir Metës. Propozimi i emrit të tij në listën e sigurt për deputet në qarkun e...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Lajme të tjera

Web TV