NBA/ Warriors mposhtin Lakers në “Game 5”, edhe Knicks ngushtojnë diferencën ndaj Heat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy skuadra ngushtojnë diferencën me rivalët në gjysmëfinalet e play-off në NBA. New York Knicks rihap betejën për një vend në finalet play off në Konferencën e Lindjes, pas fitores 112-103 ndaj Miami Heat.

Një ndeshje e mirë për vendasit, ku u dallua Brunson me 38 pikë, mbështetur edhe nga Barrett me 26 pikë e Randle me 24 pikë. Për Miami, dyshja Butler-Adebayo realizoi 37 pikë së bashku, pak për të synuar fitoren. Gjithsesi, Miami udhëheq 3-2 serinë e takimeve dhe mjafton një fitore për kaluar në finale.

Po 3-2 udhëheq serinë e ndeshjeve gjysmëfinale edhe skuadra e Los Angeles Lakers në Perëndim, që u mund 121-106 nga kampionët e Golden State. Në fushën e vet, skuadra e Warriors nuk gaboi, duke dominuar e fituar falë 27 pikëve të Curry dhe 25 të Wiggins.

Për Lakers, LeBron James realizoi 25 pikë dhe Davis 23, por që mbetën për statistikë. Pas dy ditësh do të luhet në fushën e Lakers, aty ku i kanë fituar të gjitha ndeshjet, si në play-in, ashtu edhe në play-off, dhe kalifornianët kanë mundësinë të kalojnë në finale.

Rruga e ekipeve drejt finales:

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët. Ai theksoi...

“Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Presidenti Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë teksa ka hequr tashmë më shumë se 200 punonjës. Një sasi e caktuar qarkullimi është tipike...

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

Lajme të tjera

Web TV