”Demokratët janë në pikë të hallit”/ Rama: Ne e mundim opozitën sa herë na del përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Puka opozitën duke thënë se demokratët janë në pikë të hallir pasi nuk kanë asnjë të ardhme.

Kreu i qeverisë shtoi se faktori ndërkombëtar ua ka thënë troç qytetarëve shqiptarë për të mos votuar një person që është shpallur non grata për veprimtari korruptive.

“Miqtë tanë më të mëdhenj që na besojnë dhe mbështesin, dhe na e thonë troç na e hiqni këtë surrat se nuk duam ta shohim me sy.

Ne socialistët s’e kemi pasur ndonjëherë opsion, sa herë na ka dalë përpara e kemi hequr. Problemi janë demokratët sepse janë në pikë të hallit pa alternativë konkurruese. Ata duhet ta bëjnë këtë hap që ti hapin rrugë rilindjes së asaj force. Ne do ta bëjmë opozitës. Po e mundim sa herë na del përpara.

Por ama ua kam thënë që në 2013, kur dola në parlament për të preznatuar programin kërkuan dorëheqjen e qeverisë. U thashë se nëse do të vazhdoni kështu do të jeni gjatë aty ku jeni.”, tha Rama.

Të fundit

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Lajme të tjera

Web TV