Konfirmimi i rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Shqipëria mbyll kufirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare ka bërë me dije se kufiri i Shqipërisë me Kosovën do të mbyllet për 14 ditë.

Ky lajm u bë publik pak minuta më parë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” të Policisë së Shtetit, që informon se duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme nuk lejohet më asnjë automjet e shtetas të hyjë në Kosovë e anasjelltas.

Lejim lëvizje do ketë vetëm për shtetasit Kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe duan të kthehen dhe e kundërta.

Po ashtu do kenë mundësi të kalojnë kufirin edhe ambulancat dhe makinat e lëvizjes së mallrave e ato qeveritare. Ky vendim erdhi pasi ditën e djeshme në Kosoavë u konfirmuan rastet e para me koronavirus, ndërsa në Shqipëri shifra e të prekurve vazhdon të rritet.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.

Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë./Fjala.al/

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV