Shehu analizon rezultatin e zgjedhjeve lokale/ Del me kërkesën urgjente ndaj PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD, Tritan Shehu gjatë një interviste televizive ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Shehu deklaroi se u punua për ruajtjen e votës nga ana e opozitës, ndërsa shtoi se pas kësaj humbjeje opozita duhet të bëjë një analizë të plotë ku sipas tij duhet të jetë në qendër të vëmendjes edhe deformimi i demokracisë me presione dhe përdorime të bandave nga “regjimi”.

Ai shtoi më tej se mekanizmi kryesor që mund të zgjidhë këtë situatë është lëvizja e gjerë popullore dhe se opozita ka nënvlerësuar forcën e qeverisë për deformimin e votës.

Shehu vijoi duke thënë se problemi është në grupin parlamentar të opozitës ku sipas tij ndodhet “paterica e Ramës”, duke iu referuar grupimit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn.

“Unë mendoj se u punua për t’i dalë garant votës së shqiptarëve. Vëzhguesit në qarkun e Gjirokastrës bënë gjithçka për ruajtjen e votës.

Berisha ka thënë se do bëhet analizë e plotë e këtij procesi për të parë reagimin e strukturave dhe komunikimin me njerëzit.

Nga ana tjetër kjo analizë nuk mund të mos ketë në qendër të vëmendjes tragjedinë e këtij vendi, deformimin e demokracisë nga regjimi me presione, përdorimin e grupeve kriminale si edhe patericat e regjimit për të krijuar një rrjedhje të votave për të favorizuar kandidatët e majtë.
Mekanizmi kryesor që mund të zgjidhë këtë situatë është lëvizja e gjerë popullore. Nuk shoh mekanizëm tjetër, regjimet përmbysen me lëvizje popullore.

Ky regjim në Shqipëri kërkon të tjetërsojë demokracinë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me të.

Kemi nënvlerësuar forcën e regjimit për të deformuar votën.

Nga ana tjetër janë dhe elementë të tjerë ku paterica e Ramës në opozitë pati efekt negative duke pasur pasoja. Problemi është në grupin parlamentar realisht, aty është reflektuar edhe në disa nivele të bazës.

Lexo edhe :  PD organizon protestë edhe në Londër në 23 dhjetor

Dikush është i shpërblyer për të përçarë, nuk mendoj se ata që e kanë mision përçarjen mund të bëhen pjesë e bashkimit.

Mendoj se ka hapësirë për bashkëpunim me kolegët e tjerë dhe ka ardhur koha që PD të bashkohet aty ku është shumica që drejtohet nga Berisha”, u shpreh ai.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV