“Fati i kryetarit u zgjodh nga kutia e votimit të burgut”/ “BF” kërkesë KQZ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka drejtuar një kërkesë KQZ-së për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh.

Në kërkesë pretendohet se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, është zgjedhur nga kutia e votimit të burgut.

“2 raste flagrante në Rrogozhinë dhe Belsh, ku “fati” i kryetarit të bashkisë u zgjodh matematikisht nga nga kutia e votimit të burgut.

Nga informacioni që kemi marrë, në Bashkinë Rrogozhinë diferenca midis kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të subjektit PS, ishte në favor të kandidatit tonë me mbi 50 vota deir në momentin kur u hap kutia e fundit, ajo e “burgut”, që rezultoi edhe kutia që id ha fitoren dhe “çliroi” kandidatin e PS-së”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka kërkuar KQZ-së:

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkesë KQZ-së për marrjen e filmimeve të tavolinave në Grupet e Numërimit në KZAZ nr.43 dhe në KZAZ nr.45 për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh.

Vënien në dispozicion të filmimeve të kamerave të qendrës së votimit të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe Belsh.

Vënien në dispozicion të vendimeve për lejen e votimit të zgjedhësve të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe në Belsh.

 

Të fundit

Akuza të reja kundër Princit Andrew, dalin regjistrime të bisedave me të mitur

Një biznesmen amerikan me lidhje me familjen mbretërore britanike është regjistruar fshehurazi duke bërë akuza në lidhje me marrëdhënien...

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në...

Elektorati gri është problemi

Nga leonard Veizi A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë? Në ditët e fundit para votimeve, gjallëria politike rritet si në...

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë se presidenti ka shprehur publikisht...

KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili...

Lajme të tjera

Web TV